☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,812 ▲ +0.27% ETH $2,692 ▲ +0.59% XRP $1.4900 ▲ +0.3% SOL $120.6000 ▲ +1.19%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Lewis Hamilton puth Kim Kardashian nga podiumi i Çmimit të Madh të Monakos

Lewis Hamilton i dërgoi një puthje Kim Kardashian nga podiumi i Çmimit të Madh të Formula 1 në Monako.

Piloti i Ferrarit siguroi vendin e dytë në garën e Formula 1, e zhvilluar të dielën, më 7 qershor. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale, Kardashian shihet duke e filmuar me telefonin e saj, ndërsa ndodhej mes anëtarëve të skuadrës së tij.

Pak sekonda më vonë, Hamilton ktheu vështrimin nga ajo, i dërgoi një puthje dhe buzëqeshi përpara se të vazhdonte festimet në podium. Në një tjetër video është regjistruar momenti kur Lewis Hamilton e zhvendos Kim Kardashian në një vend tjetër për t’i siguruar një pamje më të mirë të podiumit.

Një ditë para garës, Kardashian kishte mbërritur në Monako me jaht, e shoqëruar nga motra e saj, Khloé Kardashian, si dhe nga miku i ngushtë i familjes, Simon Huck, për të mbështetur pilotin britanik.

Thashethemet për një romancë mes yllit të televizionit dhe Lewis Hamilton nisën në muajin shkurt, kur mediat raportuan për një takim romantik të tyre në Paris. Një muaj më pas, shtatë herë kampioni i botës la një koment në një postim të saj në Instagram, që la të kuptohej se marrëdhënia mes tyre ishte afruar. Më vonë, një burim konfirmoi për revistën People se të dy kishin kaluar pushime në Tokio së bashku me katër fëmijët që Kardashian ka nga martesa me Kanye West.

Kim Kardashian është shumë e kujdesshme me personat që lejon të jenë pranë fëmijëve të saj dhe fakti që Hamilton ka kaluar kohë me ta tregon nivelin e besimit që ajo ka ndaj tij.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.