☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,377 ▼0.7%
DOW 51,965 ▼1.48%
NASDAQ 24,643 ▼0.94%
NAFTA 84.69 ▲6.85%
ARI 4,065 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,196 ▲ +1.32% ETH $1,899 ▲ +0.67% XRP $1.0727 ▲ +1.77% SOL $73.2500 ▲ +0.26%
S&P 500 7,377 ▼0.7 % DOW 51,965 ▼1.48 % NASDAQ 24,643 ▼0.94 % NAFTA 84.69 ▲6.85 % ARI 4,065 ▼0.82 % S&P 500 7,377 ▼0.7 % DOW 51,965 ▼1.48 % NASDAQ 24,643 ▼0.94 % NAFTA 84.69 ▲6.85 % ARI 4,065 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Bota

LIBAN – Hezbollahu thyen armëpushimin, sulmon me dron ushtrinë izraelite

BEJRUT, 29 korrik /ATSH-DPA/- Milicia Hezbollah ka lëshuar një dron të armatosur ndaj një automjeti të ushtrisë izraelite në jug të Libanit, në sulmin e parë të këtij lloji që prej më shumë se një muaji, njoftoi sot ushtria izraelite.

Grupi i mbështetur nga Irani, kishte përdorur për herë të fundit dronë të tillë, përpara hyrjes në fuqi të armëpushimit më të fundit mes Izraelit dhe Libanit në qershor.

Sulmet e mëparshme me dronë kishin shkaktuar, në disa raste, vdekjen e ushtarëve izraelitë.

Ushtria izraelite e cilësoi incidentin e fundit si një “shkelje të hapur të armëpushimit”.

Në deklaratën zyrtare, thuhet se nga sulmi i kryer gjatë natës, nuk pati ushtarë të plagosur. Sipas gazetës “The Jerusalem Post”, Izraeli pritet t’i përgjigjet sulmit.

Sipas raportimeve mediatike, sulmi ndodhi pranë qytetit Nabatieh, në jug të Libanit, ku besohet se Hezbollahu ka një kompleks të madh nëntokësor, në të cilin dyshohet se strehohen dhjetëra anëtarë të grupit.

Armëpushimi i ri mes Hezbollahut dhe Izraelit është në fuqi që prej 19 qershorit.

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, përplasjet mes palëve janë ulur ndjeshëm.

Megjithatë, Izraeli ka vazhduar operacionet ushtarake në jug të Libanit, duke argumentuar se sulmet synojnë eliminimin e kërcënimeve që Hezbollahu paraqet ndaj forcave izraelite.

Në fund të qershorit, pas disa dekadash konflikti, Izraeli dhe qeveria libaneze ranë dakord për një marrëveshje kornizë, që synon avancimin drejt paqes dhe sigurisë.

Hezbollahu nuk mori pjesë në negociata dhe ka kundërshtuar me vendosmëri dispozitat e marrëveshjes që parashikojnë çarmatimin e tij.

Përfaqësues të Izraelit dhe Libanit pritet të takohen sërish javën e ardhshme në Romë për të vazhduar bisedimet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.