☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 104.81 ▼1.51%
ARI 4,530 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $80,167 ▲ +1.27% ETH $2,358 ▲ +0.7% XRP $1.3960 ▼ -0.19% SOL $84.2300 ▼ -0.47%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.81 ▼1.51 % ARI 4,530 ▼0.07 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.81 ▼1.51 % ARI 4,530 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
05 May 2026
Breaking
Ekonomia

Lidhja e Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit, Salillari fiton tenderin 4.6 milionë euro

Bashkimi i operatorëve “Sallilari”  dhe “UTS-01” janë shpallur fituesit për procedurën e shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar lidhur me ndërtimin e rrugës lidhëse mes autostradës Milot-Morinë dhe aeroportit të Kukësit.

Me një vlerë rreth 4.6 milionë euro ARRSH ka vlerësuar se oferta e paraqitur nga këta operatorë ishte e suksesshme. Në tender morën pjesë të paktën shtatë kompani ku për secilën prej tyre Autoriteti Rrugor ka dhënë detaje për arsyet se pse nuk janë kualifikuar duke nisur nga kapacitetet teknike tek paraqitja e dokumentacionit në përputhje jo me specifikimet e kërkuara.

Më herët është argumentuar se lidhja e autostradës me Aeroportin merr një rëndësi të veçantë në kushtet kur nëse nisin fluturimet do të ketë fluks të shtuar të udhëtarëve. Por sipas ARRSH ka disa variante me të cilat mund të bëhet lidhja.

“Një variant i tillë fillon nga aeroporti i Kukësit hyn ne zonë urbane në periferi të qytetit dhe ndërpret autostradën tashmë në mbikalimin diku afër progresivit 86+130 km. Ky segment ka një gjatësi prej rreth 4.4 km, kalon dhe ky në një pjesë në zonë urbane dhe lidhja e tij tek mbikalimi duhet të bëhet më nyje standarde , (interchange) komplet.

Një variant tjetër i cili është një mundësi e mirë fillon në aeroportin e Kukësit , kalon në një gjurmë të re direkt në luginë në tokë arë dhe lidhet direkt me nënkalimin dhe nyjen hyrëse në qytetin e Kukësit. Ky segment ka gjatësi rreth 3 km dhe natyrisht për të lidhur me autostradën duhet nyje (interchange) e re” thuhet në dokument.

Duket se varianti i përzgjedhur dhe që konsiderohet si më i përshtatshëm është ai me gjatësi 3 kilometra. Ky segment fillon me ndërtimin një rreth rrotullimi në terminalin kryesor të aeroportit. Një rreth rrotullim i projektuar në nivel do të përmbledhë katër akse rrugore. Aksin që hyn në portën kryesore të aeroportit, aksin që del direkt, aks i dedikuar për aeroport dhe që lidhet me autostradën Milot Morine, aksin Kukës Peshkopi dhe aksin tjetër aeroport Kukës (pjesë e aksit Peshkopi Kukës).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.