☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.60 ▼1.07%
ARI 3,985 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,878 ▲ +0.22% ETH $2,057 ▼ -0.25% XRP $1.0471 ▼ -1.27% SOL $83.4000 ▼ -0.08%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.60 ▼1.07 % ARI 3,985 ▼0.39 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.60 ▼1.07 % ARI 3,985 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Liga e Kombeve/ “Kerjota ka spikatur, mund të na ndihmojë”- Maran flet për listën e Kombëtares: Ja pse s’i ftova Broj

Para pak minutash, trajneri i Kombëtares Rolando Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për 4 ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Ai ka sqaruar mungesën e Bajramit dhe Brojës, teksa ka folur edhe për emrat e rinj, Kerjota dhe Sina.

“Kushtet në bërjen e listës mund të ndikojnë, unë jam fokusuar nga monitorimi që kam bërë dhe ajo çfarë lojtarët kanë dhënë në javët e fundit. Berisha është një lojtar me cilësi të mira si portier dhe duke u ndikuar nga dëmtimi i Strakoshës kam bërë zgjedhjet e mira.

Për Brojën dhe Bajramin kam parë zhvillimet e tyre të fundit, por kjo nuk do të thotë se dera e Kombëtares është e mbyllur. Sa i përket Kerjotës, e kemi vëzhguar që në sezonin e shkuar ka qenë protagonist. Për pak sa nuk u shpall kampion dhe është një lojtar që mund të na ndihmojë, është e vështirë t’i ndjekësh lojtarët në secilin vend ku luajnë, prandaj i kam sjellë këtu.

Sina është evidentuar kohët e fundit, është i vlefshëm për ne, kemi pasur disa mungesa në kohët e fundit, ndaj është me ne, në të ardhmen do të shohim nëse do të vazhdojë me ne apo me Kombëtaren U-21”, tha Maran mes të tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.