🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.21 ▼1.03%
ARI 4,145 ▲1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,742 ▲ +5.65% ETH $2,433 ▲ +8.23% XRP $1.3121 ▲ +4.24% SOL $96.8100 ▲ +6.18%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.21 ▼1.03 % ARI 4,145 ▲1.76 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.21 ▼1.03 % ARI 4,145 ▲1.76 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Një i plagosur me armë në Tiranë, konflikti mes dy personave! Shpallet në kërkim autori i dyshuar, zbulohet motivi i dyshu

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit të sotëm (19 shtator) në zonën e rrugës “Selaudin Zorba” në kryeqytet, ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës.

Autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një 45-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke lënë gjithashtu një person të dëmtuar lehtë në afërsi të vendngjarjes.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku mbeti i dëmtuar lehtë një shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se rreth orës 03:30, në rrugën “Selaudin Zorba”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. Xh., 45 vjeç, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. 45-vjeçari, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej shtetasi M. G., 37 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar lehtë”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.