Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrug
Parlamenti Europian mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.
Eurodeputeti slloven, Matjaz Nemec, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, me anë të një videomesazh e konsIderoi anëtarësimin e Shqipërisë si një përgjegjësi të përbashkët, ndërsa bëri një apel për Tiranën, të përfshijë më shumë qytetarët.
“Zgjerimi i BE është një përpjekje e përbashkët BE nuk është thjesht një institucion, ai është një komunitet i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. Rruga e Shqipërisë drejt BE është një përgjegjësi e përbashkët. Parlamenti Europian qëndron përkrah jush në këtë rrugëtim.
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE nuk është thjesht një proces politik, por një përpjekje e përbashkët që u përket të gjithëve. Zërat, aspiratat, shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, duhet të jenë në qendër të këtij debate”, tha Matjan Nemec.
Edhe për përfaqësuesin e delegacionit të BE në Shqipëri, Andre Rizzo objektivat për anëtarësim janë realistë, por reformat dhe qytetarët mbeten prioriteti.
“Shqipëria vijon të avancojë në procesin e negociatave me BE. Filloi ti çelë rreth 2 vite më parë, dhe sapo ka filluar ti mbyllë grup-kapitujt. Shqipëria po ashtu ka një objektiv shumë ambicioz. Ti mbyllë këto negociata në 2027 dhe shumë është arritur deri më tani, por ashtu po shumë duhet bërë ende. Reformat janë kyçe, po ashtu edhe qytetarët janë esenciale, për shkak se ndryshimet do të reflektohen direkt mbi ta”, u shpreh Andre Rizzo.
Nënkryetarja e re e Kuvendit, Evis Kushi, garantoi se përfshirja e qytetarëve në proceset e dialogut politik, do të fillojë nga parlamenti.
“Evropa është shoqëria që duam të ndërtojmë. Një shoqëri demokratike, më gjithëpërfshirëse, më e drejtë, ku institucionet të dëgjojnë, dhe qytetarët marrin pjesë. Ku askush nuk ndihet i lënë pas. Në këtë rrugëtim, Kuvendi do të jetë një hapësirë dialogu, përfaqësimi dhe përgjegjësie”, tha Evis Kushi.
Forumi Qytetar “Shqipëria dhe e Ardhmja e Evropës, Qytetarët në Qendër të Zgjerimit të BE”, u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Parlamentin Europian.
Synimi i kësaj nisme, është të vendosë zërin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor në qendër të zgjerimit të BE.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.