Liga e Kombeve/ Lamine Yamal në versionin “Topi i Artë”, Spanja dhuron spektakël
Fenomeni i Barcelonës udhëhoqi skuadrën ndaj Kroacisë me dy gola dhe një asist. Anglisë i mjaftojnë golat e Gordon dhe Kane për të mundur Çekinë.
Spektakolare Spanja që nga fillimi i ndeshjes me Kroacinë për grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Vetëm pas 70 sekondash Lamine Yamal shkarkoi të majtën dhe mposhti Livakovic. Kroacia reagoi për momentin dhe barazoi me Beljo, pas krosit të Perisic në zonë.
Por “La Roja”, e udhëhequr nga një Lamine Yamala në versionin “Topi i Artë”, nuk pati asnjë problem. Pubill e kaloi Spanjën në avantazh më pas. Në pjesën e dytë, një pasim filtrues i Pedrit gjeti Yamal që sërish më te majtën nuk i la asnjë shans portierit Livakovic. Kampionët e Europës dhe të botës shënuan edhe me Niko Williams dhe fituan 4-1. Spanja kryeson grupin me 6 pikë pas 2 ndeshjesh.
Në fund Bilic hodhi në fushë edhe Luka Modric, që u nderua nga i gjithë stadiumi “Sanchez Pizjuan”. Kroati, me golin e shënuar ndaj Çekisë, u bë golashënuesi më i vjetër në moshë për kombëtaren ballkanase.
Në të njëjtin grup ka fituar edhe Anglia, që luajti më shumë se një orë në superioritet numerik ndaj Çekisë, pas daljes me karton të kuq të Sulc. Skuadra e trajnerit Tuchel kaloi në avantazh sapo nisi pjesa e dytë me Gordon. Golin e dytë për anglezët e shënoi Harry Kane me një të majtë nga brenda zonës. Ishte fitorja e parë për “Tre Leanët” në Ligën e Kombeve.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.