☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,209 ▼1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,560 ▼ -2.1% ETH $1,632 ▼ -2.28% XRP $1.1195 ▼ -3.04% SOL $64.5700 ▼ -2.17%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,209 ▼1.81 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,209 ▼1.81 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ligji 7501, a i ka ardhur fundi? Shalsi pranon problemet. Shehi: Bllokoi ekonominë

I votuar në vitin 1991, ligji 7501 ishte akti i parë dhe ndër të vetmit që bashkoi ish-partinë e Punës të sapokthyer në Socialiste me Partinë Demokratike. Përmes tij u ndanë 580 mijë hektarë tokë bujqësore për 420 mijë familje fermerë.

“Në kushtet e sotme mund të thuhet që mund të ishte përdorur një skemë, apo skenar tjetër nga ai që u paraqit. Por asokohe ishim në kushtet e një e trysnie dhe emergjence sociale dhe vendimi ishte emergjent, pse jo edhe populist”, thotë Eduard Shalsi.

Shqipëria ka paguar mbi 80 milionë euro si dënime nga Gjykata e Strasburgut për pronat. Sipas Bankës Botërore pasiguria e pronës bashkë me korrupsionin janë dy pengesat më të mëdha për investimet e huaja.

“Ne kemi pranuar këtu që të bëjnë kulla 40-katëshe dhe nuk kemi pranuar që t’i njohim të drejtën dikujt që ka pasur dikur 10 hektarë të veten. I ka bërë një dëm të madh moral shoqërisë shqiptare. Na bëri lëmsh vëlla me vëlla”, shprehet Dashamir Shehi.

“Kemi me mijëra jetë të humbura për shkak të konflikteve të pronësisë, kemi një mungesë aplikimi uniforme nga veriu në jug. Mund të thuhet që pasojat që prodhoi ishin negative”, mendon Eduard Shalsi.

Tre dekada pas miratimit të ligjit, të gjjithë e pranojnë se pasojat e tij negative kanë qenë të mëdha. Por a mund të riparohen një pjesë e tyre?

“Nëse ka dëshirë politike, që unë nuk e shikoj. S’e shikoj në krahun e majtë, që ligjin e kompensimit e ka reduktuar në një paçavure. Nuk shikoj as ndonjë agresivitet nga pala jonë, që pati 8 vite mundësi që të bënte ndonjë rikuperim”, mendon Dashamir Shehi.

“Nuk mund të gjykoj sesa mund të rikuperohet, por di të them me bindje se ka ardhur fundi i këtij ligji”, deklaron Shalsi.

Përveç pasigurive, ligji 7501 u përdor edhe për të tjetërsuar padrejtësisht mijëra hektarë toka në bregdet, të cilat u falsifikuan si toka bujqësore. Rasti me i fundit ishte grabitja e tokës, duke e kthyer nga rërë dhe pyll në tokë bujqësore dhe duke e përvetësuar me falsifikim të dokumentave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.