🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.20 ▼0.03%
ARI 4,321 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,448 ▲ +0.31% ETH $1,908 ▲ +1.85% XRP $1.0461 ▼ -1.23% SOL $73.2800 ▼ -0.64%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Arte

Lissus në fokus, modelimi 3D dhe kërkimet e reja mbi qytetin ilir

Projekti “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)” synon përdorimin e teknologjive bashkëkohore, duke sjellë të dhëna të reja mbi zhvillimin e qytetit ilir. “Hartografimi dhe Dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)” mblodhi dhe Komisionin e përhershëm të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave, ku u paraqitën dhe rezultatet e këtij projekti në fushën e arkeologjisë. Lezha është një nga qytetet me potencial të lartë arkeologjik, që përbëjnë një vlerë të rëndësishme historike. Ndërsa projekti i prezantuar së fundmi ka si qëllim përdorimin e teknologjive bashkëkohore si drone, lidar, gjeofizikë, GIS dhe WebGIS për hartografimin, dokumentimin, modelimin 3D dhe kërkim-zbulimin arkeologjik të zonës së Lisit antik, duke sjellë të dhëna të reja dhe korrigjime mbi zhvillimin protourban të qytetit ilir.

Takimin në ASH e hapi prof.dr. Neritan Ceka, kryetar i Komisionit të Arkeologjisë dhe drejtues i projektit, i cili prezantoi një vështrim të ri mbi procesin e urbanizimit të qytetit ilir Lissus, së bashku me dr. Elio Hobdari dhe dr. Ervin Kujtila. Komisioni i përhershëm i Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) zhvilloi takimin për prezantimin shkencor të projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)” më 6 maj, ku prof. asoc. dr. Edmond Hoxha, dr. Elva Leka dhe msc. Erland Alla paraqitën rezultatet e hartografimit dhe dokumentimit të sitit arkeologjik të Lisit përmes teknologjive GIS dhe WebGIS. Modelimit 3D të monumenteve të Lisit antik dhe mesjetar, përmes metodave lidar dhe virtual reality, nga dr. Jeton Pekmezi dhe msc. Elion Kuqali, si dhe aplikimit të metodave joinvazive të gjeofizikës për leximin e nëntokës së qytetit, nga dr. Altin Karriqi dhe prof. Përparim Alikaj gjithashtu iu kushtua një pjesë e prezantimit në ASH.

Trashëgimia arkeologjike

Lezha është një nga qytetet me potencial të lartë arkeologjik që përbëjnë një vlerë të rëndësishme historike, por një nga risitë që solli ky projekt është edhe vendosja e trashëgiminë arkeologjike në kontekstin e zhvillimit kulturor dhe turistik të zonës, që u prezantua nga dr. Paulin Zefi nëpërmjet perspektivës së lidhjeve midis Lisit antik dhe komunitetit bashkëkohor. Në këtë takim Marsela Robo, drejtoreshë e Programeve Kombëtare në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit i vlerësoi rezultatet e projektit me interes për nxitjen e debatit shkencor. Ajo theksoi se risitë e këtij projekti lidhen me përdorimin e teknologjive të reja, ndikimin e tyre në zhvillimin e turizmit arkeologjik dhe përfshirjen e gjerë të institucioneve kërkimore, bizneseve dhe shoqatave në proces. Projekti i prezantuar solli një qasje të re shkencore për studimin e Lisusit antik përmes teknologjive bashkëkohore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Në janar 2025 filloi dhe puna në terren për hartografimin e zonave arkeologjike në Lezhë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.