☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼0.4%
DOW 52,259 ▼0.41%
NASDAQ 26,185 ▼1.37%
NAFTA 100.94 ▼1.79%
ARI 4,028 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,275 ▲ +0.86% ETH $2,354 ▲ +0.82% XRP $1.2999 ▼ -0.94% SOL $101.9400 ▲ +0.79%
S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 % S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Lista Serbe hesht pas deklaratave të Paunoviqit për “spastrim etnik” në Kosovë

Lista Serbe ende nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ashpra në Kosovë, në rajon dhe nga Bashkimi Evropian.

Institucionet e Kosovës i kanë cilësuar deklaratat si nxitje të urrejtjes dhe glorifikim të krimeve të luftës, ndërsa kanë ndërmarrë masa ndaj ministres serbe, duke e shpallur atë persona non grata dhe duke dorëzuar kallëzim penal për deklaratat e saj.

Reagime dënuese kanë ardhur edhe nga vende të rajonit, ndërsa Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e ka dënuar deklaratën dhe ka shprehur habinë që Paunoviq vazhdon të mbetet ministre në Qeverinë e Serbisë.

Pavarësisht këtyre reagimeve, as edhe një javë pas, Lista Serbe, subjekti politik që përfaqëson shumicën e serbëve të Kosovës dhe që tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Beogradin, nuk ka dalë me ndonjë qëndrim publik për deklaratat e Paunoviqit. Deri më tani, nuk është publikuar asnjë reagim zyrtar nga drejtuesit e kësaj partie lidhur me çështjen.

Lidhur me mosreagimin e Listës Serbe për këtë çështje, ka folur sot edhe kryeredaktorja e KoSSev-it, Tatjana Lazareviq, e cila ka thënë se deklarata e paunoviqit përbën një shembull tipik të gjuhës së urrejtjes, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb, fundjavën e kaluar.

Të enjten, është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.