☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.18 ▼3.78%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,338 ▲ +0.14% ETH $2,300 ▲ +1.12% XRP $1.2553 ▲ +0.15% SOL $94.8000 ▼ -1.05%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.18 ▼3.78 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.18 ▼3.78 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të

Në përfundim të konderencës së 9-të ndërqeveritare, kryeministro Edi Rama tha nga Brukseli se mbyllja e 3 kapitujve është ” një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit”.

“Faleminderit shumë. Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociatorë dhe ky nuk është thjesht një hap, po një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit. E sërishmja është më e rëndësishme, sepse thekson një mesazh mjaft të fuqishëm: Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon.

Proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja anët. Është jashtëzakonisht shumë inkurajuese, super e rëndë. Faleminderit, Marta, që ke qenë koherente e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengave dhe ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon”,- tha Rama.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të marrë zyrtarisht dritën jeshile për mbylljen e këtyre kapitujve. Konkretisht bëhet fjalë për kapitullin 25, kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën si dhe kapitullin 30, atë të marrëdhënieve me jashtë.

Irlanda është vendi i radhës që kryeson Presidencën e Bashkimin Europian që nga 1 korriku.

Me mbylljen e këtyre 3 kapitujve, Shqipërisë i mbeten edhe 30 të tillë me ambicien për të përmbyllur negociatat teknike brenda vitit 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.