🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▲0.35%
DOW 51,730 ▼0.49%
NASDAQ 25,386 ▲0.88%
NAFTA 96.72 ▲0.27%
ARI 3,930 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,801 ▲ +1.1% ETH $2,289 ▲ +1.69% XRP $1.2785 ▲ +2.2% SOL $93.4900 ▲ +2.02%
S&P 500 7,568 ▲0.35 % DOW 51,730 ▼0.49 % NASDAQ 25,386 ▲0.88 % NAFTA 96.72 ▲0.27 % ARI 3,930 ▼0.99 % S&P 500 7,568 ▲0.35 % DOW 51,730 ▼0.49 % NASDAQ 25,386 ▲0.88 % NAFTA 96.72 ▲0.27 % ARI 3,930 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Lojëra fati dhe kanabis në një lokal, arrestohet punonjësi 47-vjeçar në Malësinë e Madhe, në kërkim administratori!

Një lokal në Koplik, Malësi e Madhe, është goditur nga Policia gjatë operacionit të koduar “MULTIGAMES”, pasi dyshohet se ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa administratori 51-vjeçar është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një grirëse për lëndët narkotike.

Njoftimi i Policisë:

“Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallet në kërkim administratori i lokalit.

Sekuestrohen 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “MULTIGAMES”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.