☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 94.39 ▲3.18%
ARI 4,436 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,414 ▼ -1.32% ETH $2,474 ▼ -0.72% XRP $1.3855 ▼ -1.36% SOL $102.7100 ▼ -1.92%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 94.39 ▲3.18 % ARI 4,436 ▼0.9 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 94.39 ▲3.18 % ARI 4,436 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM-ja forcon mbrojtjen e Ukrainës, 100 milionë paund ndihmë ushtarake

LONDËR, 8 shtator /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka premtuar 100 milionë paund (rreth 135,2 milionë dollarë) për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë muajve të dimrit, përmes një pakete pajisjesh ushtarake, përfshirë raketa “Patriot”.

Në kuadër të kësaj ndihme, Ukrainës do t’i dërgohen raketa për interceptimin e sulmeve ajrore, predha artilerie të kalibrit të madh dhe dronë.

Pajisjet do të sigurohen përmes kontributit britanik në listën e NATO-s për nevojat prioritare të Ukrainës.

Njoftimi vjen ndërsa ministri britanik i Mbrojtjes Wes Streeting pritet të bashkëdrejtojë sot, së bashku me homologun gjerman Boris Pistorius, takimin e tij të parë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili përfshin rreth 50 shtete që i ofrojnë Kievit pajisje dhe ndihmë ushtarake.

Britania e Madhe ka rënë gjithashtu dakord së fundmi, të bëjë publike projektet teknike të disa komponentëve të prodhuar në Britani të Madhe për raketën SCALP, versioni i prodhuar nga Franca i raketës “Storm Shadow”.

Këto raketa janë përdorur tashmë për të goditur objektiva në territorin e Rusisë.

Streeting deklaroi se Britania e Madhe dhe aleatët e saj e kanë kuptuar qartë rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën gjatë dimrit, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin përgatitet, sipas tij, ta përdorë dimrin si armë duke vazhduar sulmet ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës energjetike.

“Ne premtuam të mobilizojmë aleatët dhe të ofrojmë më shumë mbështetje kudo që të mundemi. Sot po e përmbushim këtë premtim, duke forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe, së bashku me 50 aleatë, duke e kthyer angazhimin në kapacitete konkrete”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Andy Burnham zhvilloi dje një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump për luftën në Ukrainë.

Sipas njoftimit, të dy ranë dakord për nevojën për të vijuar përpjekjet drejt një armëpushimi, me qëllim shmangien e humbjeve të mëtejshme të jetëve.

Të dërguarit amerikanë zhvilluan të dielën bisedime në Kiev gjatë një vizite zyrtare në Ukrainë, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.