☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Mickoski nxiton drejt zgjedhjeve nga frika e hetimeve që vijnë pas rënies së Orbanit

Nag LSDM thonë se prej kohësh po konfirmohet, se kryeministri Hristijan Mickoski po nxiton drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të rënies së mikut të tij Viktor Orbanit.

“Me rënien e mikut të tij Viktor Orban, po fillon shembja e rrjetit kriminal që ata kanë ndërtuar në rajon prej vitesh.Në Hungari tashmë po njoftohen hetime që do të arrijnë te Mickoski dhe “vëllai i tij i madh” Vuçiq.

Të gjitha skemat vëllazërore të biznesit së shpejti do të jenë nën shqyrtim. Rrjeti mediatik i Orbanit, marrëveshjet e dyshimta, tenderët, bizneset e telekomunikacionit dhe energjisë të lidhura me Orbanin, i gjithë oktapodi kriminal do të hetohet.Tani ata kanë një motiv edhe më të madh, frikën nga hetimet dhe përgjegjësia.

Siç ka paralajmëruar LSDM prej muajsh – kur paratë për tendera dhe mbushjen e xhepave të tyre të mbarojnë, organizata kriminale OBRM-PDUKM do të fillojë menjëherë përgatitjet për zgjedhje.

Pas dy vitesh në pushtet, Mickoski nuk ka përmbushur asnjë premtim, asnjë rezultat, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe Maqedonia është e bllokuar me një rrugë evropiane”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se Mickoski premtoi kthimin e emrit, anulimin e Marrëveshjes së Prespës, rritje të pagave dhe pensioneve, zhvillim ekonomik.

“Realiteti shihet nga qytetarët me frigoriferë bosh dhe xhepa bosh.

Nuk ka paga më të larta. Nuk ka pagë minimale prej 600 eurosh. Nuk ka masa për të mbrojtur standardin e jetesës. Investimet janë ulur me 60%, punëtorët maqedonas po pushohen nga puna, numri i të punësuarve në industri është ulur me 4.000″, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.