☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.23 ▼1.51%
ARI 4,039 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,038 ▼ -1.09% ETH $2,314 ▼ -1.68% XRP $1.2951 ▼ -2.4% SOL $100.0800 ▼ -1.97%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.23 ▼1.51 % ARI 4,039 ▼0.31 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.23 ▼1.51 % ARI 4,039 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Luan Rama: Balilin s’e mbron LSI-ja. Ja pse u thirr KSK

Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili” pasi, siç tha Luan Rama, ka një mungesë koordinimi mes institucioneve të sigurisë për ndalimin e tij.
Në vijim të fjalës në Top Story, Rama veç kësaj përmendi edhe kërkesën amerikane drejtuar Metës.
“Ka një mungesë funksionimi në koordinimin e institucioneve të sigurisë që bënë që sot personi në fjalë të mos jetë para institucioneve të drejtësisë. Metës i është kërkuar zyrtarisht në SHBA që të ndikojë që institucionet e sigurisë të përshpejtojnë ritmin për kapjen e këtij individi dhe për të dëshmuar që shteti është më i fortë. Këtë Meta ja kërkon kryetarit të shtetit përmes Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar këtë gjë”, u shpreh Rama.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së shkoi edhe më tej, kur foli për elementë brenda strukturave shtetërore që mbrojnë Balilin.
“Brenda strukturave të shtetit në përgjithësi dhe brenda strukturave të Policisë së Shtetit në veçanti, po ashtu të prokurorisë, është ndihmuar Balili”, tha ai.
Luan Rama hodhi poshtë disa akuza se Balilin e mbron LSI-ja.
“Është shprehja më tipike e gjykimit mbi bazat e biografisë së regjimit. Ai është individ dhe përgjigjet si i tillë. Ka qenë një alibi që thotë se nuk arrestohet Balili se e mbron LSI. LSI nuk mbron askënd. Për shkak të LSI-së nuk është i imunizuar askush në këtë vend nëse shkel ligjin”,  deklaroi kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.