🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.48 ▲0.83%
ARI 4,168 ▼1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,470 ▼ -2.92% ETH $1,684 ▼ -3.78% XRP $1.1235 ▼ -4.03% SOL $68.1200 ▼ -4.82%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.48 ▲0.83 % ARI 4,168 ▼1.84 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.48 ▲0.83 % ARI 4,168 ▼1.84 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kronika

Lufta kundër korrupsionit, së shpejti memorandum bashkëpunimi me Italinë

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Antikorrupsionit Italian do të nënshkruajnë së shpejti një memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Lajmi u bë i ditur në përfundim të takimit të zhvilluar në Tiranë mes Kreut të Antikorrupsionit në Ital, Raffaele Cantone dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Gjatë një prononcimi për mediat, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se gjatë takimit ndër të tjera u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes Antimafies Italiane dhe sistemit gjyqsor në vendin tonë.

Sipas Gjonajt,  është diskutuar për shkëmbim eksperiencash mes palëve, veçanërisht në çështjet që lidhen me korrupsionin. Po ashtu dhe për mekanizmat e bashkëpunimit mes palëve.

“Lufta  korrupsionit, thellimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, veçanërisht në çështjet që lidhen me sistemin gjyqësorë ishin në fokus të takimit. Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane, bashkëpunimi është i shëndetshëm. Janë një sërë objektivash për t’u arritur. Ministria e Drejtësisë po shqyrton metodologjinë e planit të veprimit 2018-2020 për mënyrën e luftës kundër këtij fenomeni. Jemi në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi  dhe pritet të ngrihen institucionet e reja të cilat pritet t’i shërbejnë luftës kundër korrupsionit”, tha Gjonaj.

Nga ana e tij, kreu i agjencisë italiane të antikorrupsionit, Raffaele Cantone tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë vitet e fundit në drejtim të luftës kundër korrupsionit. “Shqipëria po bën hapa pozitivë nga ana legjislative. Italia do ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.  Duhen krijuar mekanizma koordinimi nga autoritetet e krijuara për të luftuar korrupsionin”, tha Cantone.

Duke iu përgjigjur interest të gazetarëve, Ministrja Gjonaj tha se dikasteri që ajo drejton është duke vlerësuar dhe mundësinë e Vettingut për policinë e burgjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.