☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Lugano i pamëshirshëm, Dukagjini mbyll aventurën evropiane

Lugano i pamëshirshëm, Dukagjini mbyll aventurën evropiane


Shpresa e Dukagjinit për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League u shua në ndeshjen e kthimit ndaj Luganos.

Pas humbjes minimale 1:0 në Zvicër, skuadra nga Klina synonte përmbysjen para tifozëve të saj, por përballë pati një Lugano shumë të fortë, që triumfoi bindshëm 5:1 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Zviceranët e nisën furishëm takimin dhe shënuan dy gola të shpejtë. Kevin Behrens realizoi në minutën e gjashtë, ndërsa Daniel dos Santos në të nëntën për t’i dhënë Luganos epërsinë 2:0.

Dukagjini reagoi menjëherë dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 10-të përmes Meris Maliqit, duke rikthyer për pak shpresën për një rikthim.

Megjithatë, Lugano nuk lejoi befasi. Behrens shënoi edhe dy herë të tjera, në minutat 36 dhe 58, ndërsa Egzon Sinani realizoi autogol në minutën e 51-të, duke vulosur fitoren e thellë të mysafirëve.

Pjesa e dytë ishte më shumë një formalitet, me Luganon që menaxhoi avantazhin, ndërsa Dukagjini nuk arriti të krijojë ndryshimin e nevojshëm për të vazhduar rrugëtimin evropian.

Si fitues i Kupës së Kosovës, Dukagjini e nisi garimin nga raundi i dytë kualifikues i Conference League, por u eliminua nga një kundërshtar i nivelit të lartë.

Për klubin nga Klina kjo ishte pjesëmarrja e dytë në garat evropiane. Edhe në sezonin 2023/24, Dukagjini u ndal në raundin e dytë kualifikues, atëherë nga Rijeka e Kroacisë.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.