☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,760 ▲ +0.12% ETH $1,762 ▲ +0.42% XRP $1.1385 ▼ -0.05% SOL $80.5100 ▼ -2.64%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
roze

Madonna ofron shpërblim për kthimin e veshjeve të humbura pas performancës në Coachella

Madonna ka ofruar një shpërblim për kthimin e veshjeve që përdori gjatë performancës në festivalin Coachella fundjavën e kaluar, pasi disa pjesë të kostumeve të saj vintage u zhdukën pas eventit.

Këngëtarja e ka përshkruar veshjet si pjesë të rëndësishme të historisë së saj, duke përmendur se mes tyre ishin xhaketa ngjyrë vjollcë, korseja dhe fustani që veshi gjatë shfaqjes së saj si e ftuar speciale me Sabrina Carpenter në Kaliforni.

Madonna u shpreh se shpreson që dikush t’i gjejë këto sende dhe të kontaktojë ekipin e saj për kthimin e sigurt. Ajo theksoi rëndësinë e veshjeve, pasi kishte përdorur të njëjtat elementë edhe gjatë performancës në Coachella para 20 vitesh, duke e konsideruar këtë një moment mjaft domethënës për të.

Gjithashtu, disa sende të tjera nga arkiva personale e saj të së njëjtës periudhë janë zhdukur, sipas deklaratës së saj.

Departamenti i Policisë së Indios njoftoi se rrobat dhe bizhuteritë janë parë për herë të fundit në një karrocë golfi në territorin e festivalit në orën 01:30 të mëngjesit të së shtunës, dhe se nuk ka dëshmi për vjedhje të qëllimshme. Mendohet se ato mund të jenë rënë gjatë transportimit drejt një autobusi.

Gjatë performancës, Madonna dhe Sabrina Carpenter interpretuan duetet “Vogue” dhe “Like A Prayer”. Madonna gjithashtu prezantoi një këngë të re nga albumi i saj i ardhshëm “Confessions II”, një vazhdim i albumit “Confessions On A Dancefloor” të vitit 2005, që pritet të dalë në korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.