Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.38 ▲1.45%
ARI 4,445 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,328 ▲ +1.16% ETH $2,514 ▲ +1.65% XRP $1.4390 ▲ +3.82% SOL $104.9700 ▲ +2.13%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.38 ▲1.45 % ARI 4,445 ▲0.13 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.38 ▲1.45 % ARI 4,445 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Zbatimi i kësaj skeme ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026 dhe synon të mbështesë pfermerët përmes lehtësimit të procedurave dhe rritjes së përfitimeve financiare.

Gjatë kësaj vizite, Ministri u ndal në serrën e familjes Bufazi, në Krutje të Lushnjës, ku u njoh nga afër me aktivitetin e fermës dhe ku fermerët u asistuan nga punonjës të Administratës Tatimore në procesin e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH. Familja Bufazi ushtron aktivitetin e saj bujqësor prej rreth shtatë vitesh, kultivon rreth 3 hektarë me domate dhe pritet të përfitojë rreth 900 mijë lekë nga skema e kompensimit të TVSH.

Ministri Malaj u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar nga skema e kompensimit me 10% të TVSH-së për shitjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale, e cila synon të rrisë mbështetjen financiare për fermerët, të nxisë formalizimin e sektorit bujqësor dhe të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e prodhimit vendas.

“Duke filluar nga data 1 korrik, administrata tatimore ka filluar me kompensimin në masën 10% të TVSH-së për të gjitha produktet bujqësore ose blegtorale të cilat shiten kundrejt faturave të rregullta tek pikat e grumbullimit apo tek pikat e përpunimit. Kjo është në linjë edhe me politikat që po ndjek qeveria e Shqipërisë për të mbështetur sektorin e bujqësisë, të cilin ne e konsiderojmë si një sektor prioritar jo vetëm për kontributin që ajo ka në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në aspektin e punësimit të fuqisë punëtore”, u shpreh Malaj.

Po ashtu, Ministri i Financave zhvilloi një takim me fermerë në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Fier, ku u prezantuan konkretisht procedurat e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH dhe u ofrua asistencë praktike për fermerët që ende nuk kanë aplikuar për përfitimin e kompensimit.

Gjatë takimit u theksua se aplikimi realizohet përmes pesë hapave të thjeshtë në sistemin elektronik eFiling të Administratës Tatimore, e cila ka vënë në dispozicion të fermerëve shërbimet e saj të asistencës në të gjithë vendin për të lehtësuar këtë proces.

“Është një proçes të cilin ne jemi përpjekur ta dixhitalizojmë maksimalisht, të evitojmë sa më shumë prezencën e fermerëve pranë administratës tatimore në shërbimin ndaj klientit dhe është një proces i cili mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet sistemit efiling ku fermerët mund të hyjnë në llogarinë e tyre. Aty janë të gjitha faturat e rregullta tatimore të listuara dhe mjafton me një kërkesë të thjeshtë dhe me numrin e llogarisë bankare të kryejnë aplikimin, i cila pastaj më tej do të ndiqet nga ana e administratës tatimore për të bërë dhe rimbursimin e drejtpërdrejtë në llogarinë bankare”, sqaroi Malaj.

Nga ana tjetër, Ministri Malaj i bëri thirrje të gjitha pikave të grumbullimit dhe të përpunimit që të lëshojnë faturat e tyre për të gjitha produktet që blejnë nga ana e fermerëve apo blegtorëve.

Sipas të dhënave të dhënave Administratës Tatimore interesi për të përfituar nga kjo skemë kompensimi pritet të jetë i lartë.

Për periudhën janar–qershor 2026, vlera e shitjeve të produkteve bujqësore ka arritur në rreth 13.5 miliardë lekë, nga 11.5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i prodhuesve bujqësorë që shesin te subjektet me përgjegjësi për TVSH është rritur në 9,501, ndërsa numri i blerësve me TVSH ka arritur në 616.

Sipas vlerësimeve të Administratës Tatimore, nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret do të aplikojnë, vlera e kompensimit për periudhën janar–qershor 2026 pritet të arrijë në rreth 1.35 miliardë lekë, ose afro 13.8 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.