☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,945 ▼ -2.57% ETH $2,236 ▼ -1.61% XRP $1.2532 ▲ +0.77% SOL $95.8800 ▼ -1.11%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Mali i Zi lejon flamurin kuq e zi/ Ligji i ri për pakicat ligjëron simbolet kombëtare

Parlamenti malazez ka miratuar projektligjin për simbolet kombëtare.
Me 41 vota pro, projektligji i hartuar nga ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Malin e Zi, garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, nga shqiptarët e Malit të Zi, ndërkohë që është fshirë totalisht neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar. Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të malit të zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat, Mehmed Zenka, tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi.
Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit. Nënkryetari i Kuvendit malazez, Genci Nimanbegu, tha se simbolet kombëtare janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, njësoj si e drejta e të shprehurit. Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk mund të ndëshkohet askush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian lejon përdorimin e lirë të flamujve sepse kjo është një e drejtë themelore e njeriut”, tha Nimanbegu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.