⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.03 ▲0.36%
ARI 3,857 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,250 ▼ -0.59% ETH $1,794 ▼ -0.89% XRP $0.9600 ▲ +0.24% SOL $72.5000 ▲ +0.96%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.03 ▲0.36 % ARI 3,857 ▲0.11 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.03 ▲0.36 % ARI 3,857 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

MANILA – Japonia premton rol më të madh në sigurinë rajonale dhe energjetike

MANILA, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Japonia do të luajë një rol më aktiv në garantimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe në forcimin e sigurisë energjetike, deklaroi sot kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi.

Gjatë takimeve me udhëheqësit e vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), në Manila, Takaichi tha se Japonia do të vijojë bashkëpunimin me bllokun prej 11 vendesh, për të përmirësuar sigurinë detare, për të luftuar mashtrimet dhe për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike dhe energjetike përballë kufizimeve të furnizimit.

“Në një kohë kur rendi ndërkombëtar po përjeton një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe, Japonia do të luajë një rol gjithnjë e më aktiv për të ruajtur dhe forcuar rendin ndërkombëtar, të bazuar në lirinë, hapjen, diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi ajo në nisje të takimit Japoni-ASEAN.

Takaichi propozoi gjithashtu vënien në dispozicion të rezervave të naftës që Japonia nuk i përdor, për të mbështetur një nismë rajonale të udhëhequr nga Filipinet për krijimin e rezervave strategjike të karburantit.

Ajo bëri thirrje për krijimin e një grupi pune për sigurinë e naftës në Azi, në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) dhe Institutin e Kërkimeve Ekonomike për ASEAN-in dhe Azinë Lindore.

Ky mekanizëm do të ndihmonte në koordinimin e çlirimit të rezervave të naftës, në raste emergjence dhe transferimin e tyre përmes një qendre të IEA-së në Tokio. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.