⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.98 ▲0.3%
ARI 3,859 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,091 ▼ -0.73% ETH $1,788 ▼ -1.18% XRP $0.9558 ▲ +0.17% SOL $72.1000 ▲ +0.6%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.98 ▲0.3 % ARI 3,859 ▲0.16 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.98 ▲0.3 % ARI 3,859 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

VENEZUELË – Protestë kombëtare në sektorin publik, punonjësit kërkojnë rritje pagash

KARAKAS, 17 nëntor /ATSH-ANSA/ – Punonjësit e sektorëve të arsimit, shëndetësisë dhe universiteteve në Venezuelë zhvilluan një protestë kombëtare 12-orëshe, duke kërkuar rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe shpërblime më të larta për fundvitin.

Protesta u organizua me mbështetjen e më shumë se 120 organizatave sindikale dhe profesionale, të cilat kërkojnë nga qeveria rritjen e të ardhurave, përmirësimin e pensioneve dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive të punës.

Shkak për pakënaqësinë është bërë edhe pagesa e shpërblimit të fundvitit. Punonjësit kundërshtojnë shumën e propozuar prej rreth 150 dollarësh në total, pasi pretendojnë se ajo nuk përmbush nevojat e tyre. Vetëm kësti i parë, i paguar më 13 nëntor, ishte rreth 75 dollarë.

Sindikatat kërkojnë që shpërblimi të llogaritet mbi bazën e të ardhurave mujore prej 240 dollarësh, çka do të sillte një pagesë prej 960 dollarësh për katër muaj.

Protestat u zhvilluan në Karakas dhe në disa qytete të tjera të vendit. Punonjësit organizuan tubime pranë universiteteve, spitaleve dhe institucioneve publike, ndërsa në kryeqytet pati edhe bllokime të rrugëve.

Sipas raportimeve të medieve vendase, në protestë morën pjesë mësues, personel shëndetësor, punonjës universitarë, pensionistë dhe përfaqësues të sindikatave.

Punonjësit kërkojnë gjithashtu, rifillimin e negociatave për kontratat kolektive dhe rritjen reale të pagave, duke kundërshtuar zëvendësimin e tyre me bonuse që nuk përfshihen në pagën bazë.

Ndërkohë, qeveria e presidentes në detyrë Delcy Rodríguez, ka njoftuar se gjatë vitit 2027 parashikohen katër rritje të të ardhurave për punonjësit, por pa përcaktuar ende masën e tyre.

Sindikatat kanë paralajmëruar vijimin e protestave nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje nga autoritetet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.