☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.88 ▼0.91%
ARI 3,763 ▼2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,281 ▼ -1.02% ETH $1,803 ▼ -0.94% XRP $0.9900 ▲ +2.06% SOL $74.5700 ▲ +1.53%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.88 ▼0.91 % ARI 3,763 ▼2.61 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.88 ▼0.91 % ARI 3,763 ▼2.61 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

MANILA – Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

MANILA, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Ndërprerjet e fundit teknike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shkaktuar nga aktorë të huaj, deklaroi sot në Filipine sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Sipas tij, të gjitha të dhënat e deritanishme, tregojnë se bëhet fjalë për incidente të veçanta dhe se asnjëri prej tyre nuk është shkaktuar nga një aktor keqdashës apo kriminel kibernetik. “Ne nuk jemi nën një sulm sistematik”, deklaroi Rubio.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përballur së fundmi me një sërë ndërprerjesh teknike, përfshirë një problem global që preku shërbimet e kompanisë “Microsoft”.

Të premten, një defekt teknik në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) detyroi autoritetet të ndalonin përkohësisht të gjitha fluturimet në shkallë kombëtare, një masë jashtëzakonisht e rrallë.

Kompania ajrore “United Airlines” raportoi probleme teknike të hënën, ndërsa disa banka amerikane patën ndërprerje të shërbimeve bankare online.

Edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) raportoi dje probleme teknike.

Rubio tha se qytetarët amerikanë, nuk kanë arsye të shqetësohen për një kërcënim të mundshëm. Ai shtoi se qeveria do ta informonte publikun nëse do të zbuloheshin prova për një kërcënim të tillë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.