☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,228 ▼ -0.36% ETH $1,801 ▼ -0.1% XRP $1.1090 ▼ -0.23% SOL $78.1200 ▼ -1.56%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni: “Panama pejpers”mund të rrezikojnë vetëm funksionarë e politikanë

“Panama pejpers” që u publikuan nga disa media botërore mund të rrezikojnë vetëm persona fizik, funksionarë dhe politikanë nga Maqedonia, nëse zbulohet se kanë kompani off shore dhe llogari në këtë vend. Vetëm për ta do të ngriheshe hetim, theksoi guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov. Sipas tij, hetimin do të duhej ta hapin dhe ta udhëheqë Agjencia për pengimin e larjes së parave, policia financiare dhe Drejtoria e të ardhurave publike. Megjithatë, sipas tij deri te dëshmitë do të arrihet shumë vështirë.

“Dokumentet e këtilla sigurohen me marrëveshje dhe kontrata ndërkombëtare. Bankat qendrore nuk mund të kërkojnë dhe të marrin të dhëna të këtilla”, deklaroi Dimitar Bogov, guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë.

Bogov theksoi se miliona euro nxirren jashtë vendit dhe kanë për destinacion vende që janë parajsa tatimore si Panamaja. Ai thotë se të gjitha transaksionet që bëhen përmes bankave janë legale. Sipas tij në destinacione të tilla ka derdhje, por ka edhe të ardhura financiare sikurse në të gjitha vendet tjera. Guvernatori thotë se paratë arrijnë përmes bankave të mëdha botërore që kanë kontrolle rigoroze të të gjitha transaksioneve dhe për këtë besohet se të gjitha paratë që vijnë në Maqedoni përmes bankave, janë të kontrolluara. Sipas ligjeve, kompanitë e Maqedonisë mund të kenë llogari në vendet e huaja dhe të themelojnë kompani jashtë vendit, dhe në këtë fazë mund të ketë edhe derdhje por edhe të ardhura financiare. Por që të dëshmohet ligjshmëria e transaksionit do të kontrollohet prejardhja e parave si dhe, a është paguar tatim për to. Sipas ligjit për punë devizore, shtetasit e Maqedonisë nuk munden të kenë llogari në bankat e huaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.