🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,493 ▼ -0.19% ETH $2,415 ▼ -1.13% XRP $1.2969 ▼ -1.43% SOL $103.9800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut do të merr kredi të re për financimin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 dhe autostradës Kërçovë-Ohër

Në vitet e fundit, shteti ka përdorur rregullisht fondet buxhetore për të shlyer drejtpërdrejt detyrimet e tij ndaj konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për autostradat e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, deri më 2 qershor të këtij viti, kur qeveria miratoi zyrtarisht një kërkesë për një kredi të përbashkët nga katër banka komerciale në Maqedoni me një garanci shtetërore.

Kontraktorit për autostradat Tetovë – Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir i janë paguar rregullisht rreth 100 milionë euro çdo vit sipas detyrimeve dhe dinamikës së punës që rrjedhin nga kontrata dhe ligji i veçantë, por këtë vit do të merret një kredi nga Stopanska Banka, Komercijalna Banka, Halk Banka dhe NLB Banka, përcjell “Faktor”.

Kredia e sindikuar do të arrijë në 140 milionë euro. Do të përdoret në 30 muajt e ardhshëm. Periudha e mospagimit është tre vjet dhe do të shlyhet në 12 vitet e ardhshme. Gazeta Zyrtare njoftoi se Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska është e autorizuar të nënshkruajë garancinë shtetërore.

Në të njëjtën seancë u mor vendim për garanci shtetërore, e cila do të tërheqë për herë të parë një kredi të përbashkët nga katër banka komerciale për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Ndërtimi i kësaj autostrade, e cila është në ndërtim e sipër prej 12 vitesh, deri më tani është financuar nga Banka kineze “Eksim”. Kushtet janë të njëjta me ato për “Bechtel and Enka”, me 176,5 milionë euro të mbledhura nga Stopanska, Komercijalna, NLB dhe Halk Bank./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.