☁️
Tiranë 27°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,583 ▼0.35%
DOW 51,031 ▼0.54%
NASDAQ 26,970 ▼0.46%
NAFTA 94.39 ▲0.67%
ARI 4,473 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,888 ▼ -2.17% ETH $1,866 ▼ -4.92% XRP $1.2318 ▼ -1.78% SOL $74.5000 ▼ -4.94%
S&P 500 7,583 ▼0.35 % DOW 51,031 ▼0.54 % NASDAQ 26,970 ▼0.46 % NAFTA 94.39 ▲0.67 % ARI 4,473 ▼1.03 % S&P 500 7,583 ▼0.35 % DOW 51,031 ▼0.54 % NASDAQ 26,970 ▼0.46 % NAFTA 94.39 ▲0.67 % ARI 4,473 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Marrëveshja e huasë për mbetjet, Tabaku: Strategji e kundërshtuar nga KfW-ja dhe GIZ-i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se marrëveshja me KfW për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta është mbivendosje me kontratat aktuale koncesionare.

“Të paktën me Tiranën janë pjesë e kontratës tjetër dhe duhet të ishin kryer me kohë. Në rastin e Elbasanit është krijuar ndërmarrja dhe drejtohet nga bashkia e Elbasanit që ka pjesën më të madhe të mbetjeve dhe paguajnë tarifë të gjithë bashkitë e tjera të këtij qarku. Nga ana tjetër, keni parasysh implikimin e tarifave për pushtetin lokal për mbledhjen e mbetjeve, sepse kjo ka ndodhur në qarkun e Elbasanit. Në qarkun e Elbasanit ndërkohë që flasim, të gjitha bashkitë e qarkut kanë rritur tarifat për administrimin e mbetjeve si rezultat që duhet të paguajnë tarifë depozitimi në inceneratorin e Elbasanit”, deklaroi Tabaku.

Më tej deputetja Tabaku bëri të ditur se KfW-ja dhe GIZ-i kanë pasur një projekt me landfill-et rajonale të cilin qeveria shqiptare e shkeli.

“Kështu që ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën strategji ndërkohë që keni bërë 3 kontrata inceneratorësh. Vetë KfW-ja dhe GIZ-i kanë thënë që ju keni ecur në drejtim të kundërt të kësaj strategjie. Tani thoni që po marrim një kredi për t’ju rikthyer kësaj strategjie. Shqetësimi im është që bashkia Durrës, meqë është më i thjeshtë si rast, ka lidhur një kontratë për 10 vite me inceneratorin e Tiranës, ka rritur tarifat e pastrimit për këtë kontratë për 10 vite për t’i depozituar atje edhe mbetjet e ngurta inerte. Ndërkohë që ju thoni tani do ngremë vend depozitim tjetër në Romanat, ku do bëni një paraseleksionim atje për të parë se çfarë mund të shkojë tek landfill-i i Tiranës dhe çfarë mund të kthehet mbrapsht në qytet. Kontrata për 10 vite, 10 u lidh me shtyrje buxheti 10 milionë euro, do vazhdojë të ekzistojë. Ata e kanë për detyrim atë, çojnë apo nuk çojnë”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, ky projekt shton një hallkë tjetër që ka kosto të tjera për këto bashki.

“Bashkia e Durrësit do vazhdojë dhe t’i paguajë atje tek inceneratori i Tiranës. Të 3 inceneratorët kur janë ngritur dhe kur është bërë kontrata, janë ngritur me presupozimin që të gjitha mbetjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të depozitoheshin atje, sepse kaq kapacitet ka Shqipëria. Dhe janë ngritur 3 kontrata koncesionare të cilat kanë detyrim bashkitë t’i paguajnë këto tarifa. Na është thënë në Komisionin Hetimor që tek këto 3 zona e gjithë Shqipëria do të sjellë mbetjet që do paguajnë një kontratë me një kosto të caktuar dhe pastaj ju po krijoni një model tjetër, po shtoni një hallkë tjetër përpara se të shkojnë tek inceneratori që ka koston e vet pastaj”, deklaroi Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.