☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Marrëveshje ndërministrore, Shqipëria dhe Kosova do kenë ambasada të përbashkëta në botë

Shqipëria dhe Kosova bien dakord për bashkëpunim strategjik. Dy vendet kanë firmosur dje një marrëveshje ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore, si dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dha detaje të kësaj marrëveshje.

“Shqipëria merr përsipër edhe përfaqësimin e drejtpërdrejtë dhe afirmimin pa kushte për qëndrimet zyrtare të Kosovës, aty ku përfaqësimi i Kosovës është i pamundur. Marrëveshja parashikon ngritjen e këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta. Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën. Pikë tjetër është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë. Po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit të ministrive tona. Do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri” tha Cakaj.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tregoi përfitimet që pret të ketë një marrëveshje e tillë.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Jam tejet i lumtur që firmosëm këtë marrëveshje. Nga tani punojmë në interes të dy shteteve. Nuk është logjike që një kontinent si Afrika të mos jetë mbuluar. Kosova ka nevojë për këto shtete, por edhe nevoja ekonomike. Përfaqësitë e përbashkëta rrisin efiçensën dhe imazhin dhe reduktojnë kostot. Jemi gati të veprojmë edhe sipas këshillave të Shqipërisë. Së bashku do të jemi më të fortë dhe më të respektuar nga të tjerët. Kosova është dhoma tjetër e shtëpisë sonë dhe aty gjithmonë do të ketë dyer të hapura dhe duar të hapura për vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria”tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.