☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.91 ▲2.01%
ARI 4,047 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,940 ▲ +1.53% ETH $2,355 ▲ +1.98% XRP $1.3250 ▲ +1.94% SOL $102.0200 ▲ +2.28%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.91 ▲2.01 % ARI 4,047 ▼0.68 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.91 ▲2.01 % ARI 4,047 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nga kërcënimet te vrasja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve, dhunës në familje dhe kërkesave për mbrojtje nga institucionet.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ish-bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj, ishte përballur me akuza për kanosje me vrasje. Arlinda, sipas dokumenteve të cituara në media, kishte raportuar për dhunë fizike e psikologjike dhe kërcënime, ndërsa kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse.

Më 23 tetor Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Sylajt për kanosje, ndërsa viktima kishte njoftuar organet e drejtësisë për rrezikun që i kanosej tri ditë para se të vritej.

Më 27 tetor, Gjykata Themelore në Pejë i caktoi Sylajt një muaj paraburgim nën dyshimin për veprën penale të mospërfilljes së gjykatës. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se e kishte kërcënuar Arlindën edhe pak orë para vrasjes, pavarësisht urdhrit mbrojtës në fuqi.

Në dosjen e Prokurorisë përmenden edhe rrethana të tjera të konfliktit familjar, përfshirë kërkesën e djalit të mitur për urdhër mbrojtës ndaj nënës. Sipas raportimeve, fëmija nuk e kuptonte plotësisht domethënien e këtij urdhri.

Ndërkohë, për vrasjen e Arlinda Zekajt, i dyshuari është Albert Sylaj, ish-kunati i saj. Para arrestimit nga ana e policisë, ai kishte shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, por kishte kërkuar që fillimisht t’i lejoheshin dhjetë minuta për të biseduar me familjen.

Ai u arrestua të martën rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve operative dhe hetimore të policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore dhe bashkëpunimit me qytetarët

Rasti ka rikthyer vëmendjen te trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje dhe te mbrojtja e personave që raportojnë kërcënime. Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte njoftuar Prokurorinë për rrezikun tri ditë para se të vritej.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore për rastin vazhdojnë, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarve duhet të përcaktohet nga gjykata. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.