⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,684 ▲1.52%
DOW 52,840 ▲2.03%
NASDAQ 25,901 ▲2.08%
NAFTA 93.75 ▼2.44%
ARI 4,040 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,498 ▲ +4.13% ETH $2,438 ▲ +6.67% XRP $1.3237 ▲ +4.06% SOL $96.5700 ▲ +3.83%
S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 % S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mashtroi një grua nga Kumanova se me 9 mijë euro do t’i sigurojë pasaportë të huaj, ndalohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova, të cilën dyshohet se e kishte mashtruar me premtimin se do t’i ndërmjetësonte për të siguruar një pasaportë të huaj.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gruaja e kishte denoncuar rastin, duke deklaruar se i dyshuari fillimisht i kishte kërkuar 400 euro për ndërmjetësimin e pasaportës, por më pas kishte vazhduar të kërkonte shuma të tjera parash. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ajo i kishte dorëzuar gjithsej 9.000 euro, ndërsa ai vazhdonte të kërkonte para të tjera.

Më 23 korrik 2026, rreth orës 13:50, në sheshin e qytetit në Kavadar, zyrtarët policorë të SPB Kavadar, në bashkëpunim me kolegët nga SPB Kumanovë, e privuan nga liria të dyshuarin me inicialet M.D. (32).

Gjatë arrestimit, policia i gjeti 2.000 euro që ai sapo i kishte marrë nga viktima. Paratë ishin përpunuar paraprakisht me metoda kriminalistiko-teknike nga policia, si pjesë e aksionit për dokumentimin e veprës.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe më pas është nxjerrë para prokurorit publik, ku ka pranuar kryerjen e veprës.Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim”, sipas nenit 247, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.