☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼1.11%
DOW 51,584 ▼0.17%
NASDAQ 26,713 ▼1.81%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,125 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,816 ▼ -1.75% ETH $2,433 ▼ -3.09% XRP $1.3293 ▼ -3.15% SOL $104.4500 ▼ -3.06%
S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 % S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën, nuk përfaqësojnë studentët!

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka reaguar për protestën e sotme studentore.

Në një moment përshkallëzimi, protestuesit dëmtuan dhe dogjën Piramidën, për të cilën Mazniku thotë se u ndërtua si” një shtëpi e të rinjve, e dijes dhe teknologjisë. Sipas tij ata që dogjën Piramidën, nuk përfaqësojnë studentët.

Postimi i plotë i Maznikut:

“Piramida u ndërtua si një shtëpi e të rinjve, e dijes dhe e teknologjisë.

Sot, në Piramidë, 6,540 të rinj mësojnë në TUMO Tirana dhe École 42 Tirana, ndërsa 50 startup-e zhvillojnë idetë dhe bizneset e tyre në Plug and Play.

Kjo është Piramida që u dogj dhe u dëmtua gjatë protestës.

Protesta është një e drejtë demokratike. Por djegia dhe shkatërrimi i një hapësire publike të ndërtuar për të rinjtë nuk është protestë studentore.

Është shkatërrim i pikërisht atyre mundësive që pretendohet se kërkohen për të rinjtë.

Ata që e dogjën dhe e shkatërruan Piramidën nuk përfaqësojnë studentët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.