☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,531 ▲ +0.54% ETH $2,252 ▲ +1.1% XRP $1.2484 ▲ +0.65% SOL $95.7800 ▲ +0.51%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mbështetje për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor

Fillimi i vitit të ri shkollor është një periudhë e mbushur me gëzim dhe emocion për çdo fëmijë. Megjithatë, për familjet që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale, sigurimi i çantës, materialeve shkollore dhe veshmbathjeve mund të përbëjë një sfidë.

Duke u nisur nga kjo nevojë, Islamic Relief Kosova ka ndërmarrë edhe këtë vit një iniciativë të veçantë për të mbështetur 2,000 fëmijë jetimë me çanta dhe pajisje shkollore, duke synuar që ata ta nisin vitin e ri shkollor me më shumë gëzim, dinjitet dhe siguri, pa u ndier të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre.

Në kuadër të kësaj iniciative, 500 fëmijë jetimë do të kenë gjithashtu mundësinë të zgjedhin rroba të reja në një qendër tregtare. Përmes kësaj mbështetjeje, fëmijëve u mundësohet të përjetojnë edhe gëzimin e përzgjedhjes së veshmbathjes së tyre të re për ditët e para të shkollës.

Për shumë prej këtyre fëmijëve, një çantë e re e pajisur me materiale shkollore ose një palë rroba të reja përfaqësojnë shumë më tepër sesa një dhuratë. Ato janë një shprehje kujdesi, një moment gëzimi dhe një nxitje për ta filluar vitin shkollor me më shumë motivim dhe vetëbesim.

Si mund të ndihmoni ju?

Realizimi i kësaj iniciative varet edhe nga mbështetja e donatorëve. Çdo kontribut, pavarësisht nga vlera, mund të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës së një fëmije në fillim të vitit të ri shkollor.

Me 15€, ju mund të kontribuoni që një fëmijë jetim të pajiset me çantë dhe materiale shkollore. Përmes mbështetjes suaj, ju mund të kontribuoni gjithashtu që fëmijët të kenë mundësi të zgjedhin rroba të reja.

Ju mund të kontribuoni duke dhuruar përmes:

Bëhuni pjesë e kësaj nisme dhe ndihmoniqë 2,000 fëmijë ta nisin vitin e ri shkollor me çanta dhe pajisje të reja,ndërsa 500 prej tyre edhe me rroba të reja.

Sepse, për një fëmijë, një çantë e re, njëpalë rroba dhe ndjenja se dikush kujdeset për të mund të përfaqësojnë shumë mëtepër sesa një ndihmë materiale. Ato mund t’i japin atij besimit dhe dinjitetitpër ta nisur një kapitull të ri me më shumë shpresë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.