⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

Pas rreth 24 orësh i bllokuar në terrenin e vështirë të malit të Çikës, në Vlorë, është bërë e mundur shpëtimi i turistit polak.

Turisti kishte nisur ditën e djeshme eksplorimin e zonës malore, por gjatë qëndrimit në terren ka pësuar dëmtime dhe nuk ka mundur të vijojë lëvizjen.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe kushteve të vështira, ai ka mbetur i bllokuar dhe ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e zonave të mbrojtura.

Pas disa orësh kërkime, ekipet arritën ta lokalizojnë turistin dhe nisën operacionin për nxjerrjen e tij nga zona.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për transportimin e tij në rrugë tokësore, u kërkua edhe ndërhyrja ajrore. Operacioni përfundoi me sukses dhe turisti polak u nxor nga zona e rrezikshme, duke iu dhënë ndihma e nevojshme.

Mali i Çikës, me një lartësi prej 2,044 metrash, është një nga zonat më të vështira malore në jug të vendit dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Gjatë sezonit turistik, zona tërheq turistë të shumtë vendas dhe të huaj, por terreni i vështirë dhe mungesa e orientimit mund të kthehen në rrezik për vizitorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.