Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.33 ▲2.74%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,087 ▼ -3.42% ETH $1,878 ▼ -4.91% XRP $1.2405 ▼ -1.59% SOL $75.0900 ▼ -5.12%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Mbikëqyrja Parlamentare 2026, Kuvendi miraton planet për drejtësinë, pronat dhe integrimin

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, nën drejtimin e Fatmir Xhafajt, ka miratuar sot kalendarin vjetor të punës për vitin 2026. Ky kalendar shënon një fazë të re të kontrollit parlamentar, duke u fokusuar në katër komponentë kryesorë që prekin nga të drejtat e njeriut te efikasiteti i agjencive ekzekutive dhe procesi i integrimit evropian.

Drejtësia dhe të drejtat e njeriut në “lupë”

Në kuadër të Komponentit I, Komisioni do të monitorojë respektimin e procesit të rregullt ligjor. Relatori Bledi Çomo prezantoi planin që parashikon dëgjesa dhe tryeza me ekspertë për të analizuar aksesin në drejtësi dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore; ekzekutimin e vendimeve dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve; bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të dhëna mbi terrenin.

Kontrolli mbi agjencitë, kadastra dhe ATP nën vëzhgim

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Komponentit II, i cili parashikon kontrollin mbi zbatimin e ligjeve nga agjencitë ekzekutive për periudhën 2021–2026. Bashkërelatorët Onid Bejleri dhe Saimir Hasalla prezantuan hapat metodologjikë për monitorimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK); Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP); Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Plani përfshin vizita konsultuese dhe dëgjesa përpara hartimit të raporteve me rekomandime specifike për këto institucione sensitive për publikun.

Mbikëqyrja post-legjislative dhe aktet nënligjore

Komponenti III do të fokusohet te kontrolli mbi miratimin e akteve nënligjore, një proces shpesh i kritikuar për vonesa. Ermal Elezi dhe Saimir Hasalla do të ndjekin zbatimin e ligjeve në fushat integrimi dhe qeverisja vendore, si po zbatohen reformat në nivel local; agjencitë e pavarura, niveli i përmbushjes së detyrimeve ligjore; integrimi evropian dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Pika përmbyllëse e mbledhjes ishte Komponenti IV, prezantuar nga deputeti Erion Malaj. Ky plan synon të vlerësojë se sa mirë koordinohen institucionet e pavarura për të realizuar masat e strategjive kombëtare në funksion të anëtarësimit në BE.

“Ky proces i strukturuar mbikëqyrjeje do të monitorojë nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si një kusht i domosdoshëm për përmbushjen e angazhimeve tona në rrugën drejt integrimit evropian,” theksoi Malaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.