☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.09 ▲0.09%
ARI 4,742 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,837 ▲ +1.91% ETH $2,480 ▲ +1.33% XRP $1.4828 ▼ -1% SOL $99.6600 ▲ +5.26%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.09 ▲0.09 % ARI 4,742 ▲0.94 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.09 ▲0.09 % ARI 4,742 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Mblidhet Asambleja Parlamentare e Mesdheut, Spahiu prezanton raportin: Fëmijët viktimat e parë të luftës, të forcojmë mekanizmat ndërkombëtarë

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut (PAM) që po mbahet në qytetin e Budvës në Malin e Zi, ku 350 delegatë, përfshirë Zëvendëskryeministra dhe Ministra të Qeverisë së Malit të Zi; Kryetarë Parlamentesh dhe Presidentë, si edhe Sekretarë të Përgjithshëm të parlamenteve anëtare të PAM-it janë bërë bashkë në këtë edicion jubilar.

Në fjalën e mbajtur nënkryetarja e Parlamentit, Klodiana Spahiu, njëherësh Zëvendëspresidente e Forumit Parlamentar të Grave të PAM-it, u ndal tek situata e fëmijëve në zonat e konflikteve të armatosura, ku kërkoi që “të forcohen mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përgjegjësisë, për të garantuar që autorët të sillen para drejtësisë dhe të ndëshkohen si duhet.”.

“Fëmijët janë viktimat e para dhe më të pambrojtura të konflikteve të armatosura, duke bartur gjithë pasojat e armëpushimeve, sidomos përmes shkeljeve të rënda, përfshirë rekrutimin dhe përdorimin e tyre, vrasjet dhe plagosjet, përdhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale, rrëmbimin, sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, dhe mohim të qasjes në ndihmën humanitare, si dhe trafikimin e njeriut.”, tha nënkryetarja Spahiu që shtoi se “mungesa e vazhdueshme e zbatimit të mbrojtjes së fëmijët gjatë luftërave dhe konflikteve të armatosura është tronditëse”, tha ajo.

“Në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Afrikën nën-Sahariane, mijëra fëmijë kanë vdekur, janë plagosur ose janë rrëmbyer gjatë viteve të fundit.”, nënvizoi ajo.

Sipas Spahiut, urgjenca për veprim dhe bashkëpunim ndërmjet Qeverive dhe Parlamenteve është thelbësore për të adresuar këtë krizë humanitare dhe të sigurisë.

“Është përgjegjësia jonë të bashkojmë përpjekjet për të rivendosur parimet universale të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe mbrojtjen themelore të të drejtave të fëmijëve, për të siguruar të ardhmen e brezave të rinj.”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu që bëri thirrje për promovimin e një politike të përbashkët dhe të koordinuar, për të mbështetur me vendosmëri popullatat e prekura në lufta dhe që të sigurojë mbrojtjen e tyre humanitare.

Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, Spahiu pati dhe një sërë takimesh me delegacione të ndryshme, ndërsa shoqërohej nga ambasadorja shqiptare Zhaklina Peto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.