☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.02 ▼3.94%
ARI 3,908 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,330 ▲ +0.12% ETH $2,301 ▲ +1.14% XRP $1.2549 ▲ +0.15% SOL $94.8100 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbylljen e tri kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Europian si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë, në përfundim të Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në konferencën për mediat përkrah komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Rama tha se ky zhvillim përbën një tjetër “gur kilometrik” në rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit”, u shpreh Rama.

Sipas tij, mbyllja e kapitujve përcjell edhe një mesazh të fortë për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se rezultatet e Shqipërisë po marrin përgjigjen përkatëse nga Bashkimi Europian.

“Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon në përputhje me këtë. Ky është thelbi i procesit, një proces i besueshëm dhe i bazuar në meritë nga të dyja anët”, deklaroi kryeministri.

Rama theksoi se reformat po afrojnë standardet europiane me qytetarët shqiptarë dhe provë është fakti se qytetarët i kanë rritur pritshmëritë dhe kërkesat ndaj qeverisë.

“Ne po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Provë e kësaj është se qytetarët kërkojnë gjithnjë e më shumë dhe janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.