☁️
Tiranë 26°C · Vranët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,194 ▲ +0.78% ETH $2,357 ▲ +0.18% XRP $1.4359 ▼ -0.74% SOL $86.8000 ▼ -1.55%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Bota

McMaster: SHBA duhet t’i kundërvihet “kërcënimit të ri” të Rusisë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, HR McMaster pranoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Ai tha në një intervistë me bashkëpunëtoren e Zërit të Amerikës, Greta van Susteren se Presidenti Donald Trump e ka pranuar hapur një gjë të tillë. Zoti McMaster përmend si shembull të synimeve të Rusisë, rolin e tyre në përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi.

“Bëhet fjalë për përdorimin e dizinformimit dhe propagandës dhe instrumentave të medias sociale për të polarizuar shoqëritë dhe për t’i vënë komunitete të ndryshme kundër njëri-tjetrit, për të dobësuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre”.

Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare tha se përballë kësaj fushate ruse, është e rëndësishme që të vihet theksi tek ajo që i bashkon amerikanët: përkushtimi i përbashkët ndaj “vlerave tona, të drejtave individuale dhe shtetit ligjor, vlerësimit tonë për demokracinë”.

Zoti McMaster përmendi faktin që rusët e kishin luajtur këtë rol edhe në Evropë, përfshirë zgjedhjet në Francë, referendumin për Katalonjën në Spanjë dhe aktivitetin e tyre në Meksikë.

“Po ashtu, shihet tek ajo që bënë në Malin e Zi, ku u përpoqën të organizojnë një grusht shteti në Mal të Zi, si edhe kjo fushatë e sofistikuar (e propagandës) prandaj demaskimi i fushatës destabilizuese të Rusisë, është një hap i parë shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë të kuptohet se cili është plani i tyre, aq më shumë ata humbin fuqinë për të shfrytëzuar mungesën e besimit dhe për t’i vënë komunitetet kundër njëri-tjetrit”.

Megjithëse Rusia mohon ndërhyrjet në vendet e huaja, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare thotë se mohimet e saj, si për shembull se nuk po ndërhyn në Ukrainë dhe nuk po mbron regjimin sirian, nuk janë më të besueshme.

Shtëpia e Bardhë e Presidentit Trump ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me Rusinë.

Strategjia për sigurisë kombëtare e paraqet Rusinë si një rivale të rrezikshme që do të dobësojë ndikimin global të Amerikës, duke përdorur masa sabotuese për të “minuar legjitimitetin e demokracive”.

Në janar, dy javë para se zoti Trump të bënte betimin, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, James Clapper bëri publik një përfundim që kishin arritur së bashku CIA, FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare sipas së cilit, Vladimir Putin ishte përpjekur t’i siguronte fitoren zotit Trump.

Por si marrëdhënia e zotit Trump me Rusinë dhe roli i Kremlinit në zgjedhjen e tij, ka hedhur hije mbi çdo moment të mandatit të tij deri tani, ndërkohë që hetimi i posaçëm për lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë, vazhdon.

Vetë Presidenti Trump ka mohuar të ketë pasur lidhje me Rusinë për ndikimin në zgjedhje dhe ka folur në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.