☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.16 ▼0.29%
ARI 4,459 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,429 ▲ +0.55% ETH $1,894 ▲ +0.71% XRP $1.0005 ▼ -0.15% SOL $75.4400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.16 ▼0.29 % ARI 4,459 ▲0.49 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.16 ▼0.29 % ARI 4,459 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova ësh

Kryeministri Rama i është përgjigjur ditën e sotme protestuesve që e kanë quajtur ‘tradhtar’.

Rama tregoi se kur kishte shkuar në Serbi, ua kishte thënë në sy nga pallati i presidentit se Kosova është e pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa.

“Pse thotë ky që t’i japim të ardhmen pronave tona? Cilat prona? E vërteta është që Sazani ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë. Dhe çfarë pronash? Këtë e provon fakti që ne kemi më shumë se dy vite negociata me investitorët për formulën e zhvillimit, që do të thotë ne përfaqësojmë Republikën e Shqipërisë dhe pronën shtetërore. Ata janë investitorët që duan të zhvillojnë në atë pronë. Ne kemi rënë dakord që çfarë ndërtohet bëhet privat, një vilë p.sh.

Çfarë është jashtë është e shtetit shqiptar dhe në investim merr pjesë Shqipëria si ortak në biznes dhe të ardhurat që vijnë i shkojnë Republikës së Shqipërisë. Pse nuk është firmosur marrëveshja? Sepse akoma jemi duke negociuar. Ky është Sazani. Atyre që më thonë mua tradhtar, më thanë pse nuk shkon në Serbi, në Serbi vajta unë, jua thashë atyre në sy nga pallati ku rri presidenti që Kosova është Republikë e pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa.

Është kollaj të bësh heroin kur del atje te ai bulevardi ku u vranë 4 persona. Nuk e harroj kurrë sesi i morën invalidët, i morën me gjithçka, i ngritën në ajër. Sot është kollaj sepse Shqipërinë e ndryshoi PS edhe në të gjithë aspektet.

Patriotizmi dhe tradhtia nuk janë më vetëm të varur flamurin këtu, lidhe nyje dhe thuaj TRQ Edi Rama, ku nuk është patriotizëm”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.