Momenti kur bie në tokë balona me pakon në të cilën dyshohej se kishte mjet shpërthyes
Një mjet i dyshuar shpërthyes është raportuar të jetë gjetur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën rreth orës 17:00 dhe menjëherë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.
Sipas tij, qytetarët janë evakuuar nga një pjesë e caktuar e zonës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.
Ndërkohë, KALLXO ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një objekt i ngjashëm me një balonë, i cili dyshohet se ka zbritur nga ajri.
Sipas raportimit të mediumit, brenda një pakoje të lidhur me të dyshohet se mund të ketë qenë i vendosur mjeti shpërthyes.
Autoritetet janë duke trajtuar rastin, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar nga njësitet kompetente se çfarë është objekti i gjetur dhe nëse paraqet rrezik për qytetarët./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.