☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 92.91 ▲0.04%
ARI 4,208 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,543 ▲ +0.94% ETH $2,693 ▲ +0.31% XRP $1.4915 ▲ +0.26% SOL $117.6400 ▼ -0.26%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.91 ▲0.04 % ARI 4,208 ▲0.13 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.91 ▲0.04 % ARI 4,208 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Clark: Millosheviqi kishte mendje gjenocidale, Thaçi ishte patriot që u kthye për të mbrojtur vendin

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka folur për luftën në Kosovë, rolin e Slobodan Millosheviqit dhe ndërhyrjen e NATO-s gjatë një interviste për TVKlan.

Clark e ka përshkruar Millosheviqin si një lider me, siç u shpreh, “mendje gjenocidale”, ndërsa ka bërë një dallim të fortë mes ish-udhëheqësit serb dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur për zhvillimet gjatë luftës, Clark tha se NATO i kishte kërkuar Millosheviqit të tërhiqte forcat nga Kosova, ndërsa pretendoi se lideri serb i kishte thënë se shqiptarët ishin “vrasës” dhe “përdhunues” dhe se Serbia do t’i vriste të gjithë.

“Gjatë luftës, ne i kërkuam Millosheviqit që të tërheqë trupat dhe i dhamë një dokument, që e vërtetonte këtë. Ai më tha se shqiptarët janë vrasës, janë përdhunues. Ai ma tha se jemi marrë me shqiptarët më parë dhe se ne e kemi zgjidhjen dhe ne ‘do t’i vrasim të gjithë’”, tha Clark.

Sipas tij, Millosheviqi e kishte nënshkruar dokumentin, por më pas kishte rikthyer forcat në Kosovë.

“Millosheviqi e nënshkroi dokumentin, por në janar çoi sërish forcat në Kosovë dhe rinisi spastrimin etnik. Kurrë nuk krahasohet Millosheviqi me Hashim Thaçin. Thaçi ishte një patriot, që u kthye në vendin e vet në kohë krize”, u shpreh ai.

Clark tha se Millosheviqi ishte i bindur se do ta eliminonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe do t’i jepte fund rezistencës së shqiptarëve të Kosovës.

“Millosheviqi ishte kokëfortë, ishte i sigurt se do i jepte fund UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Serbia kishte arrestuar dhe vrarë intelektualë dhe ju thanë njerëzve që na jepni pasurinë dhe gratë e reja, ose ndryshe do ju vrasim. Millosheviqi e dinte se çfarë ndodhte në terren. Kur pamë se situata u bë e rëndë, ne ndërhymë dhe e bombarduam Serbinë”, deklaroi Clark.

Clark e lidhi ndërhyrjen e NATO-s me zhvillimet e mëparshme në Ruandë dhe Bosnjë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk dëshironin që masakra të ngjashme të përsëriteshin në Kosovë.

“Në atë kohë, në Ruandë kishte spastrim etnik. Diku tek 800 mijë njerëz u masakruan në atë vend afrikan. Ne pamë aty gjenocid dhe thamë se masakrimi nuk mund të përsëritej”, tha Clark.

Ai përmendi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë dhe marrëveshjen që i dha fund luftës atje.

“Më 1995 ne pamë spastrimin etnik serb në Bosnjë dhe NATO vendosi të ndërhyjë edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Aty negociuam fundin e Millosheviqit dhe ai u ul në tryezë, sepse e dinte se kishte përballë NATO-n”, deklaroi Clark.

Duke folur për Kosovën, Clark përmendi edhe masakrën e familjes Jashari në Prekaz në mars të vitit 1998, duke e cilësuar atë si një nga momentet që tregoi përshkallëzimin e situatës.

“Më 1998 familja Jashari u eliminua dhe u bë një masakër e madhe”, tha ai.

Clark shtoi se Millosheviqi ishte i vendosur, sipas tij, t’ua kufizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës, ndërsa tha se nuk mund të dijë saktësisht se cilat ishin planet e tij afatgjata.

“Millosheviqi ishte i vendosur që të eliminonte të gjitha të drejtat e shqiptarëve, ndoshta donte të vendoste serbë në Kosovë, planet e tij, nuk e dimë se çfarë kishte në mendje fiks”, tha Clark.

Në fund, ish-komandanti suprem i NATO-s bëri thirrje për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet komuniteteve dhe vendeve të rajonit.

“Kjo urrejtje mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdon akoma deri në një farë pike. Ne bëmë sa mundëm. Le të nisim të ndërtojmë një raport më të mirë në rajon”, përfundoi Clark.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.