BOLONJË – Një shqiptare zgjidhet drejtuesja e parë grua e tramvajit
– Eva Lleshaj, një shofere profesioniste shqiptare mund të bëhet gruaja e parë që drejton tramvajin në Bologna, pasi është përzgjedhur mes 50 kandidatëve të parë nga kompania e transportit publik Tper, shkruan ilrestodelcarlino.it.
Brenda fundit të muajit nëntor pritet të nisë trajnimi për kandidatët, të cilët do të përgatiten për drejtimin e tramvajeve në linjat e reja të qytetit, përfshirë linjën e kuqe dhe atë të gjelbër.
Për Lleshajn, kjo mundësi është shumë më tepër se një hap i ri profesional.
“Për mua është një dëshirë e madhe, mezi po pres”, shprehet ajo, me emocion, duke e cilësuar mundësinë si një ëndërr të vërtetë.
Eva ka vite që punon si drejtuese autobusi dhe tani shpreson të kalojë nga autobusët te tramvaji.
Historia e saj ka edhe një dimension familjar.
“Jam shqiptare dhe babai im ishte shofer autobusi në vendin tim. Për mua kjo do të thotë shumë”, tregon ajo.
Nëse përfundon me sukses trajnimin dhe nis drejtimin e tramvajit, Lleshaj do të mund të bëhej e para grua që drejton një tramvaj në Bologna, duke e kthyer këtë mundësi profesionale edhe në një moment të veçantë për familjen e saj.
Qyteti i Bolonjes po realizon nje
nga projektet mè te rèndèsishme tè transportit
publik, me ndèrtimin e rrjetit te ri te tramvajit
qè synon te ndryshoje ndjeshem mênyrên e
levizjes nè qytet.
Projekti perfshin disa linja, ndersa Linja e Kuge dhe Linja e Gjelbèr jane nder nderhyrjet kryesore. Per keto dy linja, kuadrot ekonomike te parashikuara arrijnè nè me shumè se 780 milionè euro.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.