Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,801 ▲0.68%
DOW 53,854 ▲0.16%
NASDAQ 26,820 ▲0.87%
NAFTA 80.95 ▼2.79%
ARI 4,435 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,929 ▲ +0.54% ETH $1,894 ▲ +0.02% XRP $1.0085 ▼ -0.44% SOL $76.5200 ▲ +1.19%
S&P 500 7,801 ▲0.68 % DOW 53,854 ▲0.16 % NASDAQ 26,820 ▲0.87 % NAFTA 80.95 ▼2.79 % ARI 4,435 ▼0.73 % S&P 500 7,801 ▲0.68 % DOW 53,854 ▲0.16 % NASDAQ 26,820 ▲0.87 % NAFTA 80.95 ▼2.79 % ARI 4,435 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kosova

Mediat ruse shtrembërojnë rezolutën e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Europën Juglindore. Kjo rezolutë është shfrytëzuar nga mediat e kontrolluara nga Kremlini për të shpërndarë dezinformata, duke e paraqitur afrimin e Kosovës me NATO-n si hyrje të Ballkanit në një “fazë të re konfrontimi”. Lidhur me këtë çështje, rrjeti propagandistik i Kremlinit Pravda ka publikuar një artikull me titull: “A është Kosova në NATO?”.

Në tekstin e Pravdës thuhet se Rezoluta 1246 i është dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve, duke shprehur mbështetje për integrimin e “të ashtuquajturës Republika e Kosovës” në NATO. Më tej në tekst theksohet se kjo i lë vendin një faze të re konfrontimi, pa ofruar asnjë fakt pse hyrja e Kosovës në NATO nënkupton fillimin e luftimeve. “Rezoluta e Kongresit është një tullumbace provë e krijuar për të testuar tokën para Samitit të NATO-s. Qeveria AMERIKANE po kërkon të forcojë pozicionin e saj në Ballkan dhe të zhvendosë ndikimin rus dhe kinez, me Kosovën që luan një rol të rëndësishëm në këtë strategji. Për rajonin, kjo do të thotë vetëm një gjë: periudha e stabilitetit relativ po përfundon, duke i lënë vendin një faze të re konfrontimi.”- shkruan Pravda. Në tekst përdoret termi “kuazi-shtet”, për të vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

Por, këto konstatime janë të rreme dhe dezinformuese dhe kanë për qëllim delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës. Prishtina shpalli pavarësinë më 17.02.2008, gati 10 vjet pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se ky akt nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.