☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,518 ▼0.43%
DOW 52,151 ▼0.46%
NASDAQ 25,152 ▼0.4%
NAFTA 85.45 ▼1.61%
ARI 4,060 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,880 ▼ -1.63% ETH $2,059 ▼ -3.42% XRP $1.0522 ▼ -4.48% SOL $83.4100 ▼ -4.62%
S&P 500 7,518 ▼0.43 % DOW 52,151 ▼0.46 % NASDAQ 25,152 ▼0.4 % NAFTA 85.45 ▼1.61 % ARI 4,060 ▼1.33 % S&P 500 7,518 ▼0.43 % DOW 52,151 ▼0.46 % NASDAQ 25,152 ▼0.4 % NAFTA 85.45 ▼1.61 % ARI 4,060 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

MEPJ: Belgjika rikthen kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga Shqipëria

Pas rekomandimit të Bashkimit Evropian pak ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjes mes shteteve, në kuadër të masave kundër COVID-19, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije ndryshimet për udhëtimet nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE-së.

MEPJ njofton se duke u bazuar në rekomandimin e BE-së, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

“Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigjja është prapë negative, shtetasi del nga karantina. Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari, pasi nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor. Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: sofia@diplobel.fed.be. Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.