☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.75%
DOW 52,440 ▲0.15%
NASDAQ 26,532 ▲1.38%
NAFTA 99.85 ▼1.88%
ARI 4,077 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,440 ▲0.15 % NASDAQ 26,532 ▲1.38 % NAFTA 99.85 ▼1.88 % ARI 4,077 ▲0.96 % S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,440 ▲0.15 % NASDAQ 26,532 ▲1.38 % NAFTA 99.85 ▼1.88 % ARI 4,077 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Merz: BE-ja mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit nëse arrihet marrëveshje me SHBA-në

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që gradualisht të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet një

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që gradualisht të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Reduktimi i sanksioneve mund të jetë pjesë e procesit”, tha Merz pas samitit të BE-së në Nikozi.

“Dhe, askush nuk e ka kundërshtuar këtë”, tha ai.

Merz e përshkroi këtë si “pjesë të asistencës” që Evropa mund të ofrojë për të avancuar procesin dhe me shpresë për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi afatgjatë.

Ky qëndrim u prit me kujdes nga disa udhëheqës të tjerë të BE-së.

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, gjatë një konference të përbashkët për media pas takimit tha se ende është herët që të diskutohet heqja e ndonjë sanksioni ndaj Iranit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri komente të ngjashme.

Merz i bëri këto deklarata në një kohë kur BE-ja thuhet se po zhvillon plane emergjente për të përballuar një mungesë, në një të ardhme të afërt, të karburantit për aeroplanë dhe për të maksimizuar prodhimin e rafinerive për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të lidhura me luftën me Iranin.

Evropa është më e varur nga importet e karburantit për aeroplanë se nga çdo lloj tjetër karburanti për transport, me rreth 75 për qind që vjen nga Lindja e Mesme.

Çmimet e karburantit për aeroplanë janë rritur ndjeshëm që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që në mënyrë efektive u mbyll nga Teherani pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt.

Linjat ajrore evropiane kanë paralajmëruar se, nëse konflikti vazhdon, çmimet e biletave mund të rriten, fluturimet mund të anulohen dhe avionët mund të mbeten në tokë. SHBA-ja ka zgjatur armëpushimin e përkohshëm me Iranin – që ishte paraparë të skadonte më 22 prill – por, ka në fuqi një bllokadë ndaj porteve iraniane. Palët, gjatë bisedimeve më 11-12 prill në Pakistan dështuan që të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës./REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.