☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,328 ▼ -0.97% ETH $2,243 ▲ +0.56% XRP $1.2456 ▼ -0.34% SOL $95.6900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Mesazhi i ministrit Hoxha nga Roma: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Romë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ku u diskutua e ardhmja evropiane e rajonit dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hoxha e cilësoi zgjerimin si një nga investimet më të rëndësishme strategjike të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ruajtja e ritmit të procesit të anëtarësimit është në interes jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vetë BE-së.

“Nuk mund ta theksojmë sa duhet: në një moment kur Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike, zgjerimi mbetet një nga investimet strategjike më të suksesshme të Bashkimit Evropian në paqe, stabilitet, siguri dhe prosperitet. Ruajtja e momentumit në procesin e anëtarësimit nuk është vetëm jetike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor; është po aq e rëndësishme për forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë gjeopolitike të vetë Evropës në të ardhmen”, deklaroi Ministri.

Në takimin ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Hoxha nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në meritë, duke theksuar se vendet kandidate duhet të vijojnë reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të njohë dhe të shpërblejë progresin e arritur.

Ministri theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur në kursin e saj evropian dhe do të vijojë me të njëjtin angazhim për të përmbushur detyrimet e procesit të integrimit.

Sipas Hoxhës, objektivi i qeverisë është që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në vitin 2027, ndërsa synimi strategjik mbetet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

“Shqipëria do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur qëllimin e saj strategjik për t’u bërë anëtare e familjes evropiane brenda kësaj dekade. Kjo nuk është vetëm një ambicie kombëtare; është një angazhim i rrënjosur në reformat tona, i mbështetur nga qytetarët tanë dhe i nxitur nga bindja jonë se e ardhmja e Shqipërisë qëndron fort brenda BE-së. Dritarja aktuale e mundësisë është historike”, përfundoi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.