🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.59 ▲0.43%
ARI 4,343 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,956 ▼ -2.69% ETH $1,769 ▼ -1.77% XRP $1.1961 ▼ -3.91% SOL $72.4400 ▼ -3.67%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.59 ▲0.43 % ARI 4,343 ▼0.27 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.59 ▲0.43 % ARI 4,343 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Sporti

Messi i përjetshëm udhëheq Argjentinën me tripletë: Kalova ditë të vështira, jo nga ana sportive

Debutimi në Botërorin e 6-të ishte i jashëtzakonshëm për yllin argjentinas, që mundi i vetëm Algjerinë dhe barazoi Klosen në kuotën e 16 golave.

Më 16 qershor 2006 debutonte në Botëror (16 minuta kundër Serbisë me gol dhe asist) dhe saktësisht 20 vjet më pas, në pjesëmarrjen e 6-të në Kupën e Botës, Lionel Messi realizon një tripletë. Argjentina kampione bote mundi 3-0 Algjerinë pikërisht me golat e tij. Leo bëhet kështu shënuesi më i mirë në histori i kompeticionit në kuotën e 16 golave, bashkë me gjermanin Mirosllav Klose.

Paraqitje fantastike e “Pleshtit”, që çmendi publikun e Kansas City, i ekzaltuar pasi admiroi 38-vjeçarin më të fortë të botës. Golin e parë Messi e shënoi nga distanca në pjesën e parë, pastaj 2 gola të tjerë për 16 minuta, që çuan në delir mbi 60 mijë spektatorë.

Kampionët në fuqi e nisën aty ku e kishin lënë 4 vjet më parë dhe i dhanë një mesazh të qartë botës: Messi është shumë mirë dhe do një tjetër Kupë Bote.

Mes imazheve të shumta të ndeshjes ra në sy ajo e Messi-t të prekur emocionalisht dhe në lot pas golit të parë. “E vërteta është se për një çështje që nuk ka të bëjë me sportin, kam kaluar ditë të vështira, të komplikuara. Dua të falënderoj gjithë shokët e mi që më qëndruan gjithmonë pranë, duke më dhënë forcë për të qenë mirë.

Kjo që po përjetoj është fantastike. Kam pasur fatin të realizoj gjithë ëndrrat e mia, e kam bërë në nivel grupi, duke shkuar më lart se sa mund të shkoja në nivel individual. Po përfitoj nga një grup fantastik, që më bën të ndihem mirë dhe të argëtohem në fushë, siç kam dashur gjithmonë.

Sinqerisht, këtë që po përjetoj nuk e kam imagjinuar. Futbolli më pëlqen, është pasioni që kam që fëmijë. Këto ditë po shohim serinë e Rafa Nadal dhe gjej veten aty, besoj se jemi të ngjashëm.

Rekordi i golave? Është nder të jem aty. Për mua janë statistika: aty janë edhe Ronaldo e Mbappe, që shënoi 2 gola. Natyrisht, është luks të garoj me ta, por janë vetëm statistika. Ronaldo për mua ka qenë goleadori më i madh dhe nuk është i pari. Është statistikë”, – ka thënë Messi pas ndeshjes me Algjerinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.