☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.24 ▲0.6%
ARI 4,456 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,198 ▲ +1.03% ETH $1,898 ▼ -0.18% XRP $0.9960 ▼ -0.73% SOL $76.0600 ▲ +0.36%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.24 ▲0.6 % ARI 4,456 ▼0.41 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.24 ▲0.6 % ARI 4,456 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Meta ‘sfidon’ SPAK-un: Do sjellim 100 dëshmitarë, 40 prej tyre amerikanë

Ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia në rrjetin social Facebook lidhur me hetimin e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion ndaj tij për çështjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Shtetet e Bashkuara.

Ai thekson se mbrojtja do sjellë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, krahas atyre që SPAK ka thirrur deri më tani. Nga këta, 40 janë të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë.

“ , ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ! Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit. Edhe ne do të kërkojmë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI. Ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së Washingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis.

Për shkak të pamundësisë së Charles McGonigal për t’u paraqitur personalisht në gjykatë, i cili po bën burg në SHBA për Edi Ramën dhe po vuan për dëmin katastrofik që u bëri marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, do t’i drejtojmë edhe atij përmes gjykatës një sërë pyetjesh përmes letërporosive”, shkruan Meta.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht të vitit të shkuar, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Më herët, me anë të një letre dërguar kreut të SPAK, Klodian Braho, ai ka kërkuar publikimin e kontratës së lobimit të LSI-së në SHBA, duke pretenduar se mbajtja sekret e dokumenteve po i pamundëson mbrojtjen në gjykatë.

Ish-Presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrim për paraqitje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.