☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 92.13 ▲2.33%
ARI 4,083 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,187 ▼ -1.09% ETH $1,609 ▼ -2.6% XRP $1.0929 ▼ -3.94% SOL $62.5200 ▼ -4.01%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 92.13 ▲2.33 % ARI 4,083 ▼1.21 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 92.13 ▲2.33 % ARI 4,083 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Meta: Të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeparlamenatri Meta gjatë fjalës së tij, është ndalur tek zvogëlimi i numrit të deputetëve, listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament.

Është zhvilluar sot në Tiranë tryeza e diskutimit me temë “Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor-Shkëmbimi i përvojave mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”, organizuar nën kujdesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë (KQZ).

Në këtë aktivitet mbajti një fjalë përshëndetëse edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Tiranë, Lea Stancic, si dhe kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi.

Kryeparlamenatri Meta gjatë fjalës së tij, është ndalur tek zvogëlimi i numrit të deputetëve, listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament.

“Mendoj se duhet shikuar se numri i deputetëve ndoshta është më i madh seç duhet. Edhe me reformën administrative zvogëluam numrin e njësive administrative dhe menduam se ishte një hap i domosdoshëm. Duhet shikuar diçka edhe tek Parlamenti sepse kjo duhet të ndihmojë në një funksionim të mirë të Kuvendit, edhe një cilësi të mirë të funksionimit të komisioneve”, ka deklaruar Meta.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, u shpreh se ngritja e qendrës së trajnimit zgjedhor, certifikimi i njohurive zgjedhore të individëve që angazhohen në procesin zgjedhor, është domosdoshmëri.

Temat ku u fokusua kjo tryezë diskutimi kishin të bënin me përshkrimin e përgjithshëm në lidhje me procesin e reformës zgjedhore, reforma zgjedhore dhe pavarësia e trupave te menaxhimit zgjedhor dhe si mund te arrihet kjo, depolitizimi i administratës zgjedhore, trajnimi profesional i të gjithë aktorëve dhe faktorëve që marrin pjesë në procesin zgjedhor, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.