☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,300 ▼ -2.24% ETH $2,269 ▼ -3.66% XRP $1.2472 ▼ -6.13% SOL $97.0300 ▼ -5.08%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Meta vizitë në Kinë: Rritje të shkëmbimeve tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi sot vizitën e tij zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng.

Në këtë vizitë, Meta shoqërohej nga një delegacion i gjerë i përbërë nga Ministri për Bujqësinë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, si dhe anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Republika Popullore e Kinës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit fillimisht në takim nga Kryetari të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunim midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Gjatë bisedimeve mes dy delegacioneve, Kryetari Meta kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe miqësore tradicionale të ridimensionohen në kushtet e zhvillimeve të reja globale. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, dy palët mirëpriten investimet kineze në Shqipëri përfshi ato në kuadër të Nismës së rëndësishme të bashkëpunimit 16+1.

“Interesi reciprok në rritje mes dy vendeve kërkon të zgjerohet bashkëpunimi edhe në fusha të tjera sidomos atë të shkëmbimeve tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë”, nënvizoi Meta.

Kryetari i Konferencës Konsultative të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng u shpreh se Kina i është shumë mirënjohëse Shqipërisë, që e ka mbështetur atë në rimarrjen e vendit të saj në OKB.

“Shqipëria është një vend i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe si e tillë mbetet aktive në kuadër të nismës bashkëpunimit 16+1”, theksoi Yu Zhengsheng.

Meta theksoi edhe njëherë qëndrimin zyrtar të palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të politikës të një Kine të vetme, Republikës Popullore të Kinës! Në përfundim të këtij takimi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.