☁️
Tiranë 23°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,639 ▼0.23%
DOW 52,489 ▼0.16%
NASDAQ 26,310 ▼0.09%
NAFTA 101.66 ▲1.61%
ARI 4,354 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,818 ▲ +2% ETH $2,525 ▲ +0.84% XRP $1.4287 ▲ +5.52% SOL $102.8000 ▲ +1.86%
S&P 500 7,639 ▼0.23 % DOW 52,489 ▼0.16 % NASDAQ 26,310 ▼0.09 % NAFTA 101.66 ▲1.61 % ARI 4,354 ▼1.25 % S&P 500 7,639 ▼0.23 % DOW 52,489 ▼0.16 % NASDAQ 26,310 ▼0.09 % NAFTA 101.66 ▲1.61 % ARI 4,354 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Meta-Wallace:Bashkëpunim në fushat e sigurisë, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin britanik të Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe të Sigurisë, Ben Wallace, në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ministri britanik Wallace vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushat e sigurisë, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndanë bindjen e përbashkët se ky bashkëpunim duhet intensifikuar dhe forcuar më tej.

Meta vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese për reformimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri i shërben jo vetëm çështjeve me interes të përbashkët, por edhe klimës së biznesit dhe investimeve në vend.

z-ben-wallace-2-2Ndërsa, Ministri britanik i Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe Sigurisë  Ben Wallace theksoi se Britania e Madhe e vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe në këtë drejtim qeveria ka vullnet maksimal për të konsoliduar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, trafiqeve ilegale dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Në këtë drejtim u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në interes të paqes dhe sigurisë rajonale.

Duke evidentuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve, Ministri Wallace shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik dhe shprehu besimin se vizita e Kryetarit të Kuvendit Meta në Londër do t’i japë një shtysë të fortë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi BE.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit  Meta vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënvizoi se ky komunitet, si urë lidhëse mes dy vendeve tona, duhet mbrojtur nga çdo element negativ që dëmton imazhin e tij.

“Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë çdo iniciativë që thellon bashkëpunimin mes dy qeverive respective”, ka pohuar Meta.

1 Koment

  • Beni 14 Shtator 2016, 16:53

    Hahahaha,do e gjejne floririn thua?
    Po investimet e Metes aty ne Londer a do ti gjejne?
    Po Meta do luftoje korrupsionin? Meta eshte korrupsioni vete dhe nje nga bosat e mafies se Ballkanit.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.