Joe Alwyn nis një romancë të re dashurie?

Aktori britanik Joe Alwyn dhe komediania Mary Beth Barone kanë ndezur thashethemet për një romancë të mundshme, pasi u fotografuan së bashku gjatë një mbrëmjeje në New York.
35-vjeçari, i njohur edhe për lidhjen e tij disa-vjeçare me Taylor Swift, dhe Barone u panë të enjten në mbrëmje duke shëtitur së bashku në qytet. Dyshja kaloi në këmbë edhe në Williamsburg Bridge dhe më pas u ndal në disa lokale.
Alwyn kishte zgjedhur një bluzë të zezë dhe xhinse të gjera, ndërsa Barone, gjithashtu 35 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi të shkurtër dhe çizme blu të ndezura. Në disa prej fotove, ajo shihet duke mbajtur një xhaketë xhins në krah.
Në një tjetër moment, Barone u fotografua duke mbajtur në kokë kapelen e bejsbollit të Alwyn, teksa të dy ndodheshin brenda një lokali në New York.
Alwyn ishte lidhur së fundmi me aktoren Sarah Pidgeon, me të cilën u fotografua në situata romantike gjatë verës. Dyshja u panë fillimisht duke u puthur dhe përqafuar gjatë një takimi në Brooklyn në qershor, ndërsa më vonë u fotografuan sërish në Londër.
Aktori britanik pati një lidhje gjashtëvjeçare me Taylor Swift, nga viti 2017 deri në vitin 2023. Swift më vonë u martua me Travis Kelce në një ceremoni madhështore në Madison Square Garden më 3 korrik.
Ndërkohë, Barone ka folur hapur për jetën e saj sentimentale dhe orientimin e saj seksual. Në një intervistë për Cosmopolitan, ajo bëri shaka duke thënë se “tipi” i saj janë meshkujt që nuk sillen mirë me të.
Më herët këtë vit, Barone ishte përfshirë edhe në thashetheme për një romancë me aktorin e “Emily in Paris”, Lucas Bravo. Megjithatë, ajo më vonë zbuloi se lidhja ishte një “marrëdhënie PR” e krijuar për të promovuar specialin e saj komedik “Galaxy Brain”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.